Një djalë i varfër, e gjeti veten pa asnjë të hollë në xhep dhe shumë të uritur. Një ditë, filloi shiste derë më derë të mira materiale, sende dhe plaçka të përdorura për të paguar rrugën e tij drejt shkollimit. Vendosi që të kërkonte ushqim në shtëpinë e radhës dhe trokiti në derë. Megjithatë, atij i erdhi zor kur pa një grua të re e të dashur të hapte derën dhe kërkoi vetëm një gotë ujë. Ajo mendoi që djali mund të
ishte i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht në vend të ujit. Ai e piu qumështin avash avash të gjithin, dhe më pas pyeti: Sa ju detyrohem zonjë? Zonja e dashur dhe e sjellshme ia ktheu: Ju nuk më detyroheni asgjë, mamaja na ka mësuar që asnjëherë të mos pranojmë pagesë për një mirësi që mund ta bëjmë. Djaloshi i prekur nga gjesti human i zonjës, i tha: Atëherë unë ju falenderoj nga zemra. Teksa
djali u largua nga shtëpia, ai jo vetëm që u ndje më i fortë fizikisht, por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte i fortë gjithashtu. Ai desh u dorëzua dhe për pak sa nuk e la shkollën. Vite më vonë ajo grua e re u sëmur shumë rëndë. Mjekët e fshatit të saj u dorëzuan. Ata më në fund e dërguan gruan e re në qytetin e madh, ku thirrën specialistë për të studiuar sëmundjen e saj. Bashkë me të tjerët ishte dhe një mjek
tjetër i quajtur Houard Kelli. Ai seç ndjeu një gjë të çuditshme kur pa vendlindjen e pacientes dhe iu mbushën sytë. Direkt u ngrit, veshi përparësen e mjekut dhe shkoi tek dhoma e saj. Ai e njohu atë menjëherë. Më pas u kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur të bëjë më të mirën e tij për ti shpëtuar asaj jetën. Që prej asaj dite ai i kushtoi vëmendje të veçantë rastit në fjalë dhe shpenzoi kohë
dhe para në kërkime shkencore. Pas një stërmundimi të gjatë, ai ia doli të ketë sukses. Doktor Kelli i kërkoi zyrës së financës së spitalit faturën e shërbimit për ta aprovuar. E pa faturën e kripur, dhe shënoi dicka në cep të saj me laps dhe më pas fatura iu dërgua gruas në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte atë, ajo ishte e bindur që i duhej të punonte tashmë gjithë jetën për të paguar gjithë atë faturë të
majme. Më në fund vendosi ta hapë, e veshtroi, dhe diçka i tërhoqi vëmëndjen në cep të faturës ndërkohë që lexoi fjalët: E paguar e gjitha me një gotë qumësht. Poshtë këtij shënimi, ishte firma Dr. Houard Kelli. Lot gëzimi i rrodhën në sy, ndërsa zemra e lumtur e saj u lut: Faleminderit o Zot, që dashuria jote është përhapur nëpër zemrat dhe duart e njerëzve. Mësimi: Mirësia që ti bën sot, me
siguri do të të kthehet një ditë, herët ose vonë qoftë. Ndihmoni dikë në nevojë me aq sa të mundeni dhe të jeni të bindur që, edhe nëse nuk ua kthen njeriu, me siguri ai lart ka për të ta kthyer mbrapsht nderin. Përfitimet nga të ndihmuarit janë të shumta edhe nga ana shpirtërore. Nuk e di për ju, por mua më ndodh që ndihem më i qetë dhe më i lumtur shpirtërisht kur ndihmoj dikë. Nuk e di pse më ndodh kjo,
por e vërtetë është që bamirësia është shërim dhe lehtësim i shpirtit. Veprat e mira dhe të dhënit, të fal lumturi. Ju falenderoj nga zemra që më ndiqni miq dhe dua të ju them se tashmë ti që po e lexon kët tregim je përpara dy alternativave: Ti mund ta shpërndash këtë histori me miqtë e tu dhe të përhapësh një mesazh pozitiv, ose ta injorosh këtë që sapo lexove dhe të pretendosh që nuk të ka prekur aspak ky tregim./historimotivuese.com