Sot mund te ndodh nje Mrekulli e Vogel ne Zemrat tona ,mjafton te shohim pertej temave te perditshmerise.
Dashi 21/3 – 20/4
Një dëshirë e madhe për të mos bërë asgjë dhe për të ndenjur të qetë pranë njeriut të zemrës. Beqarët do jenë të hapur ndaj ftesave për takime. Financat do jenë të mira.
Demi 21/4 – 21/5
Sot ndjenja e xhelozisë nuk po ju ndahet. Beqarët do kenë një ditë mbushur me emocione ku shumica prej jush do marrin dhe japin deklarata dashurie.
Binjakët 22/5 – 21/6
Do të irritoheni me çdo gjë dhe me çdo situatë ju të dashuruarit. Beqarët do realizojnë takime interesante. Në planin financiar do dini si të veproni dhe nuk do keni probleme.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Partneri/ja dhe personat e dashur do të jenë pjesë e juaja gjatë gjithë ditës sot. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara, pasi në të kundërt do lëndojnë veten. Financat do arrini t’i mbani nën.
Luani 23/7 – 21/8
Edhe pse sot nuk ndiheni mirë nga gjendja shëndetësore do t’ju duhet të mbyllni disa gjëra të rëndësishme që i kishit lënë për në moment te fundit. Beqarët nuk do kenë mundësi të mira sot.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Do të keni debate të ashpra me një ortak në biznes ose me eprorin tuaj. Beqarët do marrin ftesa të shumta për të dalë në takime. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
Peshorja 24/9 – 23/10
Tensioni i ditëve të fundit të festave ju ka kapur dhe ju. Beqarët pa e kuptuar do tërhiqen nga një person aq shumë sa do besojnë te dashuria me shikim të parë.
Akrepi 24/10 – 22/11
Punët, humori dhe dashuria sotjanë në ekuilibër të plotë. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe flirtues sot dhe do bëjnë për vete shumë persona.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Nuk duhet që gjithçka që thotë sot partneri/ja t’ia vini veshin deri në detaje. Beqarët do kenë një ditë të qetë. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Dita e sotme karakterizohet nga tone të larta humori për ju të dashuruarit. Partneri/ja dhe miqtë kanë përgatitur dhurata për ju. Beqarët nuk do ju rezistojnë dot disa ftesave për takime.
Ujori 21/1 – 19/2
Po mendoni që situata në të cilën ndodheni mund të ishte më e mirë, por duhet të shijoni çdo moment të ditës në prani të partnerit/es. Beqarët nuk do e durojnë dot më vetminë.
Peshqit 20/2 – 20/3
Edhe pse gjatë dimrit të gjithë duan që festat t’i gjejnë në dëborë, ju që jeni fansa të detit do të gjeni mundësinë të jeni një ditë pranë tij, mjafton të keni pranë njeriun e zemrës. Financat nuk do kenë probleme.