Një mundësi për të bërë para është rrugës. Edhe pse nuk do të jetë një punë…!/ Horoskopi i Meri Shehut 19 prill 2023

Dashi

Një mundësi për të bërë para është rrugës. Edhe pse nuk do të jetë një punë shumë mbreslënëse, do të sjellë një rritje financiare. Fakti që do të keni para në bankë, do t?ju japë më shumë liri në çdo drejtim të jetës. Jo vetëm që do të keni mundësi të kaloni fundjava më të bukura, por mund të keni edhe një punë më të kënaqshme dhe të lëvizni drejt një lagjieje më të mirë. Do të jetë bukur të merrni vendime bazuar në dëshirat tuaj, më tepër se nga gjendja ekonomike. Kapeni këtë mundësi dhe bëni maksimumin për të.

Demi

Fuqitë dhe aftësitë tuaja janë impresionuese. Ju nuk keni ndërmend të ktheheni mbrapsht nga rruga që keni nisur.  Në të shkuarën keni qenë një person i fokusuar në krijimin e një mjedisi paqësor dhe harmonik. Kjo do të ndryshojë kur dikush i paarsyeshëm, do të përpiqet t?ju krijojë telashe. Mos rrini në heshtje, por sfidojeni autoritetin e tyre dhe pyetini për motivet e sjelljes së tyre qesharake.

Binjakët

Tërhiquni pak nga jeta publike për t?u kushtuar rëndësi punëve të përditshme. Nëse keni mundësi, përgatisni disa ushqime për ditët në vazhdim. Është e thjeshtë ta mbani stresin larg nëse hani shëndetshëm. Kthejuni mesazhe personave që ju kanë shkruar. Dikush po pret të lidhet me ju për t?ju dhënë lajme të mira. Paratë që kishit për të marrë nga një punë në të shkuarën, do t?ju vijnë.

Gaforrja

Rritja profesionale do t?ju vendosë në kontakt me njerëz me influencë. Takime të tilla do t?ju japin shumë avantazh. Mos hezitoni të kërkoni referenca personale nëse aplikoni për një punë. Një letër nga një shef me reputacion të mirë do t?ju bëjë kandidatin kryesor për një post. Praktikojini aftësitë tuaja në intervistë me dikë që ka eksperiencë në rekrutime stafesh. Feedbaku i tyre do t?ju japë mundësinë t?i bëni gjërat më mirë.

Luani

Lejoni një mik të ngushtë ose partnerin tuaj nga një punë e mërzitshme. Të keni idkë me të cilin ndani kohën, ju ndihmon të relaksoheni falas. Keni punuar shumë; të çlodheni pak në shtëpi është kritike për shëndetin tuaj. Shikoni një film sentimental që ju ngjall ndjesi të bukura. Dëgjoni muzikë qetësuese. Edhe një pushim fare i shkurtër do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në mirëqenien tuaj.

Virgjëresha

Paratë nga një pronë, trashëgimi ose pagesë e prapambetur do t?ua bëjnë jetën më të rehatshme. Të keni para mjaftueshëm për të shijuar kënaqësi seksuale, do të bëjë të mundur të mbani larg ankthin. Ju keni tendencë të fiksoheni pas problemve. Kur shqetësimet kanë ndikim në shëndetin tuaj, përkëdheleni veten me gjëra fine. Një buqetë me lule erëmira, një vakt gourmet ose një masazh relaksues do të shmangin vëmendjen tuaj nga truri drejt trupit. Do të jetë një terapi e mirë.

Peshorja

Do t?ju jepet akses në një grup të privilegjuar. Anëtarësimi në një organizatë do t?ju japë një qasje të re për jetën. Vendosja e qëllimeve të forta nuk do të jetë më një druajtje për ju. Do të jeni më të vendosur për të marrë atë që doni. Në vend që t?i fshihni ambiciet tuaja, vërini në zbatim. Kjo gjë do t?ju bëjë një garues të pandalshëm.

Akrepi

Do të merrni një vlerësim që do të bëjë ziliqar çdokënd në kompaninë ku punoni. Jeni një person i shkathët, i talentuar dhe punëtor. Nëse nuk punoni vetëm për të jetuar, do t?ju jepet një zyrë e suksesshme. Gjithashtu do t?ju jepet në ngarkim një grup i madh personash për të menaxhuar. Do të ketë shumë presion, por jo për ju. I mirëprisni sfidat për të krijuar një ambient shpërblyes.

Shigjetari

Një punë e qëndrueshme do t?ju ofrohet. Do të ndiheni të lehtësuar kur të keni përsëri të ardhura të rregullta. Rezistojini tundimit për t?u zhytur në gjëra luksi. Në vend të kësaj, kurseni sa më shumë të mundeni për javët në vazhdim. Paratë në bankë do t?ju japin një dhuratë të madhe: mendje në paqe. Tani për tani duhet të fokusoheni në krijimin e një themeli të sigurt.

Bricjapi

Keni shumë momente argëtuese në punë. Ju shijoni krijimin e sistemeve efektive kreative që ju japin përfitime afatgjata. Disa njerëz jua vënë në dukje sensin tuaj krejtësisht praktik, madje dhe ju vënë në lojë. Në vend që të ofendoheni, ndihuni krenar për faktin që jeni me këmbë në tokë. Falë jush, ëndrrat e mëdha bëhen realitete. Pasi i bëni punët e ngarkuara shumë më të thjeshta, keni më tepër kohë për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja.

Ujori

Është kohë e shkëlqyer për të vendosur në zbatim një projekt që lidhet me shtëpinë tuaj. Rezistojini tundimit për të përdorur materiale me çmimin më të lirë në treg. Do të kurseni më shumë para nëse blini mallra cilësore. Mund të gjeni një shtëpi të bukur me çmim të lirë dhe me dashurinë tuaj mund ta ktheni në një kështjellë ëndrrash.

Peshqit

Një ide e mrekullueshme për një histori, film ose lojë do t?ju vijë në mendje ndërsa kryeni punët e përditshme të shtëpisë. Ndaloni atë që po bëni dhe shënojeni këtë koncept para se t?ju fluturojë ngë mendja. Duke shprehur imagjinatën tuaj, do të ndihmoni të rrisni dhe forconi vetëbesimin. Në vend që të ndiheni të ndrojtur për ëndrrat tuaja, do të jeni krenarë për to. Në vend që të përpiqeni t?i realizoni në kohë rekord këto projekte, zhvillojini gradualisht. Duke bërë një punë të vogël nga pak çdo ditë, do të japë rezultate mbreslënëse.

Author: admin