Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja personale është të..!/ Horoskopi i Paolo Fox 19 mars 2023

Dashi

Hyrja në një marrëveshje zyrtare do t?ju heqë disa shpenzime. Rezistojini tundimit për për t?i besuar partnerit të gjitha çështjet financiare. Çdo cent i tërhequr nga llogaria juaj e përbashkët duhet të ketë firmën e të dyve: të tijën dhe tuajën. Kjo është mënyra më e mirë për të ecur para. Një atmosferë kokfortë vazhdon, kështu që mund të keni disa mosmarrëveshje. Asnjë prej jush nuk do të mbajë mëri, kështu që debatet do të zgjidhen shpejt.




Demi

Refuzimi juaj për t?i marrë gjërat me qetësi i nervozon të tjerët. Askush nuk punon më shumë se ju. Shumë herë, miqtë dhe familja ndihen inferiorë. Ata e dinë që nuk mund të arrijnë në nivelin tuaj të përsosmërisë. Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja personale është të jeni më pak kritik. Duke ofruar lavdërime bujare dhe pohim në vend të kritikës, të dashurit tuaj do të jenë më të hapur për t?ju kërkuar ndihmë.

Binjakët

Një çështje pasioni e dashurie do t?ju tërheqë nga jeta publike. Do t?ju pëlqejë më tepër të shpenzoni kohë me të dashurin tuaj se të merrni pjesë në mbledhjet e mërzitshme të organizatave. Por kujdesuni të mos ofendoni miq që ju kanë mbështetur. Pjesmarrja në ditëlindjen apo festën e tyre është më e pakta që mund të bëni. Fakti që paguheni për të vënë në punë imagjinatën, do të rrisë vetëbesimin tuaj.

Gaforrja

Keni shansin t?i shpëtoni ?çarkut të miut?. Ikni shpejt dhe mos shihni pas. Personat jokonvencionalë nuk do të jenë dakort me sjelljen tuaj të pashpjegueshme. Injoroni paralajmërimet e tyre të tmerrshme. Ju keni punuar shumë dhe meritoni një pushim. Nëse ju jepet mundësia të lëvizni drejt një pune me më pak ngarkesë, bëjeni. Standardet tuaja të jetesës do të ndryshojnë pak duke qenë se po merrni përsipër këtë risk.




Luani

Bërja e një udhëtimi të shkurtër do të jetë edukative për ju. Do të takoni dikë që do t?ju mësoja aftësi të vlefshme. Jini të hapur të mësoni nga dikush që është më i ri ose më i moshuar se ju. Mos u surprizoni nëse ju ofrohet një vend i ri pune për shkak të këtyre aftësive që keni mësuar. Të tjerët i vlerësojnë ata që vendosin egon mënjanë për shkak të nevojës për dije.

Virgjëresha

Një person mendimtar do t?ju ofrojë ndihmë praktike. Në këtë mënyrë do të përmirësoni standardet profesionale. Të jesh në gjendje të operosh në programe softëare dhe pajisje elektronike, do t?ju krijojë dëshirën të hyni në kompeticione. Gjithashtu do të tërheqë mundësi të reja pune. S?ka arsye pse të rrini në një kompani kur në një tjetër ju trajtojnë më mirë.

Peshorja

Do t?ju ofrohet një punë e re fantastike e cila do t?ju heqë një barrë të madhe nga shpatullat. Është koha të festoni. Përfat të keq, një miku juaj ose një partneri juaj në biznes nuk është i lumtur për këtë sukses tuajin. Mos lejoni që qëndrimi i tyre i pikëlluar të cënojë gëzimin tuaj. Sa më shpejt të kuptojnë që e doni megjithë zemër këtë rrugë, aq më shpejt do t?ju urojnë. Bëni më të mirën tuaj për të falur dhe harruar.




Akrepi

Gjithmonë keni qenë kuriozë për vendet dhe kulturat e tjera. Një udhëtim jashtë shtetit do të jetë një ndryshim i mirëpritur i ritmeve. Nëse po mendoni të jetoni jashtë, zgjidhni një destinacion që ju ka intriguar që nga fëmijëria. Është mirë për ju të përjetoni stile të ndryshme jetese. Eksplorimi i të panjohurës do të jetë me dobi për ju, personalisht dhe profesionalisht.

Shigjetari

Mos i merrni marrëdhëniet personale për të mirëqena. Puna është bërë shumë stresuese dhe keni nevojë për gjithë suportin e duhur moral. Të derdhni energji për të bërë jetën e dikujt më të lehtë, do t?ju japë një perspektivë të shëndetshme. Papritur do të kuptoni që fama dhe brohoritja nuk vlen sa lidhja me miqtë, të afërmit e familjarët. Punët shkojnë e vijnë, por miqësitë zgjasin përgjithmonë.




Bricjapi

Dikush do t?ju kërkojë të ndërmjetësoni një debat. Të tjerët respektojnë autoritetin tuaj. Mund të jetë e nevojshme të bëni dikë fajtor për shkak të sjelljes suaj neglizhuese. Nëse metodat e drejtpërdrejta nuk kanë funksionuar në të shkuarën, atëherë mësojini këtij personi dembel se si  të bëjë punën e tij. Duhet të bëni edhe lëshime.

Ujori

Nuk është kohë e mirë për të qenë ekstravagantë. Edhe pse doni të kënaqni dëshirën tuaj për luks, duhen paguar faturat. Kjo do të ndihmojë në jetën tuaj romantike. Një ndryshim i papritur fati do të vijë kur të nevojitet më së shumti. Mos i përdorni këto para për gjëra luksi, por paguani borxhet.




Peshqit

Ka gjëra më të këqija në jetë se sa të ndiheni të huaj. Fakti që i shini gjërat ndryshe s?do të thotë që jeni të çuditshëm. Dikush që vlerëson opinionin tuaj original, do t?ju vlerësojë, madje do t?ju ofrojë dhe punë. Mund të mos paguheni shumë, por kjo marrëveshje mund t?ju çojë drejt mundësive më të mëdha. Tregoni gatishmërinë për të provuar veten. Mjaft pretenduat të jeni si gjithë të tjerët.

Author: admin