Një person vendosi të vizitojë një shtet të ri dhe meqenëse kishte edhe disa miq që jetonin atje, ai vendosi që ti vizitojë edhe ata. U nis për udhëtim dhe mbërriti në mëngjes herët në shtetin e vizitës. Ai mendoi që mos ti shqetësojë miqtë e tij aq herët dhe vendosi të ulej në një stol në park të qytetit deri sa të vinte ora e përshtatshme për të shkuar tek miqtë e tij. Teksa qëndronte ulur dhe i zhytur në
mendime, një i moshuar kalon aty pranë dhe i thotë: Pse mendohesh aq shumë djalosh? Ai u përgjigj: Hiç xhaxha, po kaloja disa kujtime në mendje të cilat më sjellin shumë nostalgji për miqtë e mi. Më mungojnë ato kohëra. I moshuari buzëqeshi dhe i tha: Shijoi kujtimet, por mos harro, ato janë si kripa. Nëse i hidhet gjellës pak, ajo bëhet shumë e shijshme, por nëse i hedh më shumë nga ç’duhet,
atëherë gjella nuk futet në gojë. Je një djalë i ri dhe plot energji, të këshilloj të lëvizësh dhe të shijosh bukuritë e këtij qyteti të mrekullueshëm! Mësimi: Nëse zhytesh vetëm në të shkuarën, atëherë do të mbetesh pa një të tashme për ta kujtuar. Nëse dëshiron të ndihesh fitimtar në jetën tënde, atëherë duhet të besosh fort në veten tënde. Në lidhje me këtë të fundit, ju tregoj diçka: Një betejë do të
zhvillohej në një vend para shumë vitesh. Ushtria rivale ishte shumë herë më e madhe në numër. Gjenerali dhe një pjesë e vogël e ushtarëve kishin besim se do të fitonin dhe vendosën për të reaguar të parët. Ai thirri lejtnantin e tij dhe e urdhëroi që të pregatisë ushtarët për betejë. Lejtnanti mblodhi të gjithë burrat dhe u tregoi për vendimin e gjeneralit. Ata ishin të demoralizuar dhe nuk ishin gati të
përballeshin pasi ushtria rivale ishte shumë herë më e madhe në numër se ata. Gjenerali e mori vesh këtë gjë dhe i premtoi që përpara se të nisen për në betejë, ata do të shkonin në një vend të shenjtë dhe do të mësonin për fatin e tyre. Nëse fati do jetë me ta atëherë do të nisen për në betejë, nëse nuk do të jetë në anën e tyre atëherë gjenerali i premtoi se do të tërhiqeshin dhe kjo betejë nuk do të realizohet.
Të gjithë ushtarët ranë dakort me propozimin e gjeneralit dhe kështu bënë. Pasi u futën në vendin e shenjtë që të gjithë bënë lutjen e tyre. Pasi mbaruan dhe dolën nga faltorja, gjenerali doli para të gjithë ushtarëve dhe i tha: Këtë monedhë ma dha shenjtori i kësaj faltoreje dhe më tha se kjo monedhë do të na tregojë.
fatin tonë. Do ta hedh këtë monedhë tani para jush dhe nëse del kokë (kok a pil) do ta fitojmë betejën, nëse nuk del atëherë do ta humbim.
Gjenerali hodhi monedhën dhe të gjithë i kishin fiksuar sytë tek ajo. Monedha ra në tokë dhe për fat të mirë, qëlloi kokë. Ushtarët u lumturuan shumë dhe u mbushën me vetëbesim e me shpresë. Ata u nisën për në betejë me entuziazëm. Në sheshbetejë u treguan shumë të zotët dhe si përfundim fituan. Pas betejës, Lejtnanti përgëzoi Gjeneralin dhe shtoi: Ne fituam. Askush nuk e ndryshon dot fatin që është shkruar. “Shumë e vërtetë”, ia ktheu gjenerali dhe i
tregoi monedhën. Ajo ishte në të dyja anët kokë. “Këtë monedhë kam vite që e mbaj në xhep, e kam gjetur diku dhe nuk ma dha shenjtori. As që e takova fare shenjtorin me thënë të drejtën”, vazhdoi gjenerali duke buzëqeshur. Mësimi: Nëse dyshon në vetvete dhe në aftësitë e tua, atëherë ti je duke penguar veten tënde për të arritur lumturinë dhe suksesin. Të kesh vetëbesim dhe kurajo mund të sjellë një rezultat më të mirë se sa të rrish gjithë kohës duke ushqyer dyshimet që ke në kokë./historimotivuese.com