Noizy-t i ndodh e papritura në koncertin që po mbahet tani në “Nënë Tereza”, fansat ia vënë fajin Edi Ramës (video)

Në sheshin “Nënë Tereza” është duke u zhvilluar koncertit “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur për të gjithë shqiptarët si Noizy.

Reperi ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri, ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike. Në një video që posedon BalkanWeb, turma shihet duke thërritur njëzëri: Rama ik!

Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Show’ janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Siç shihet edhe në foto sheshi është i mbushur plotë nga të rinjtë që shijojnë këtë muzikë Hip-Hop.

Thuhet se janë shitur 18 mijë bileta për jëtë koncert që mbahet nga Noizy. Më të zjarrë se kurrë ata presin që në skenë të ngjiten artistët dhe të shijojnë mbrëmjen.

Pas tyre janë ngjitur në skenë me një super performancë Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi. Nata sapo ka filluar dhe artistë të tjerë priten që të performojnë në skenën madhështore.

SHIKO VIDEON

Author: portali