Nëse do dashurinë e kësaj shenje, duhet ta fitosh!
Është e vështirë të dashurohesh nga një Dem, është kokfortë dhe plot sekrete. Si fillim, duhet të dish të fitosh besimin e tij. Duhet ta meritosh! Demi ka shumë miq, është mësuar të rrethohet nga njerëz të besueshëm.
Në momentin e parë mund të duket i ftohtë dhe i distancuar. Por kjo është një maskë për të fshehur ndjenjat e vërteta. Për ta, shfaqja e ndjenjave është dobësi. Demi ka frikë të humbë kontrollin e situatës.
Nuk i pëlqen të grindet. Ka nevojë për dikë më ide e prioritete të ngjashme që nuk sfidon ato të të tijat. Duhet t’i japësh kohë Demit që të mësohet me ty.
Tregoji që mund të ketë besim tek ty, ki durim me të. Kujto që askujt nuk i pëlqen një pre e lehtë. Jepi mundësinë vetes ta gjuash dhe ta kapësh. Trego interes të moderuar ndaj tij. Dhe nëse arrite ta kapësh je me fat sepse do të marrësh mbrapsht të gjithë dashurinë e tij, jo me fjalë, por me fakte. Është e vështirë të të dashurojë një dem, por ia vlen!