Sot në “Përputhen” Rrushja tregoi një histori të së shkuarës. Ajo hapi zemrën rreth lidhjes së saj më të gjatë, e cila ka përfunduar si pasojë e xhelozisë ekstreme.
Rrushja tha se ishte gjithë kohës e mbyllur brenda në shtëpi, pasi ish-partneri nuk e linte as të dilte për të blerë kafe.
“Nisa të mbyllesha në shtëpi. Po mbyllesha mes katër mureve. Durova sa durova, pastaj nuk mundesha më. Nuk më linte as të bija një kafe. Ishte një marrëdhënie katër vjeçare por e pashë që më mirë ishte të ndahesha”, tha ajo./asutimes.com