Nuk duan të përkushtohen. Këto janë shenjat e horoskopit që kërkojnë vetëm aventura

Jo të gjithë janë në kërkim të një historie të gjatë e të lumtur dashurie. Disa nga shenjat e horoskopit preferojnë vetëm aventura, sepse nuk duan të përkushtohen në lidhje afatgjata. Kjo zgjedhje mund të jetëe lidhur me karakterin, stilin e jetesës ose shenjën e horoskopit. Ndër këto shenja përmendim Dashin, Binjakët, Akrepin dhe Shigjetarin.

 

 

 

  1. Dashi.

Kur Dashi është beqar, ndihet më i lumtur. I pëlqen pavarësia dhe kjo është ajo çfarë dëshiron më tepër. Ka nevojë të ketë miq pranë në momente vështirësie, por nuk është nga ata persona që kanë nevojë tëkenë të njëjtin person pranë në çdo moment. Pavarësisht kësaj, Dashi beson tek dashuria e vërtetë dhe është i vetëdijshëm se do e provojë këtë formë dashurie herët apo vonë. Mirëpo deri atëherë, dëshiron ta jetojë me qetësi jetën e tij dhe të krijojë eksperiencat e nevojshme.

 

  1. Binjakët.

Binjakëve nuk u pëlqen të jenë të kontrolluar nga dikush. Askush nuk duhet t’u thotë çfarë të bëjnë e çfarënuk duhet të bëjnë. Duan lirinë e tyre për të bërë çfarë dëshirojnë dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre. Argëtohen në shoqërinë e personave të tjerë, por u pëlqen edhe vetmia. Që në fëmijëri dallojnë për pasiguritë e tyre dhe për mungesën e besueshmërisë. Nuk u rezistojnë dot tundimeve dhe për këtë arsye dëshirojnë më tepër lidhje të shkurtra, por intensive, pa lënduar askënd. Kur janë në një marrëdhënie, ndihen si të zënë në kurth. Nuk e lejojnë asnjë person t’u “vjedhë” kohën, pavarësinë dhe jetën e tyre nëpërgjithësi.

 

  1. Akrepi.

Të dashuruar pas lirisë, Akrepat janë persona shumë të komunikueshëm, të cilëve u pëlqen të jenë nëqendër të vëmendjes. Është e vështirë për këtë shenjë të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme, jo vetëm se dëshiron të jetë i lirë, por edhe sepse nuk i beson askujt. Kur nis një lidhje, fillon shpejt të dyshojë për personin tjetër. Besojnë tek dashuria e vërtetë, por thjesht nuk përkushtohen jo sepse nuk munden, por sepse nuk duan.

 

  1. Shigjetari.

Në fund të listës me shenjat që kërkojnë më tepër aventura, se sa lidhje të qëndrueshme, gjejmëShigjetarin. Marrëdhëniet e shkurtra janë perfekte për një Shigjetar, sepse nuk ka frikë nga vetmia dhe nuk dëshiron të mërzitet me lidhje të gjata. Është e lehtë për këtë shenjë të gjejë persona, me të cilët tëndajë aventura. Një nga cilësitë e një Shigjetari është se di të jetë tërheqës në raport me të tjerët, sidomos meshkujt e kësaj shenje. Dëshirojnë ta jetojnë jetën në maksimum dhe kaq, pa e komplikuar.

Author: portali