Nuk e besoni dot që mund të fitoni para duke…!/ Horoskopi i Meri Shehut 26 dhjetor 2022

Dashi

Jeni i vendosur të përfitoni plotësisht nga energjia freskuese që do të sjellë 2023-shi. Do të shijoni eksplorimin e një territori të panjohur dhe do të bëheni ekspert në një fushë në rritje. Do të jetë kënaqësi të ndani njohuritë tuaja me studentët të cilët janë të etur të mësojnë prej jush. Mund të punoni si mësues privat.




Demi

Jeni i vendosur të zhvilloni një ide radikale në Vitin e Ri. Në vend që t’i tregoni të gjithëve për planin tuaj, mbajeni të fshehtë. Fshehtësia do të punojë në avantazhin tuaj në 2023-shin. Mos u shqetësoni nëse puna juaj është e pazakontë ose e çuditshme. Sa më stil të ndryshëm të keni, aq më i suksesshëm do të jeni. Prisni deri në mars që të zbuloni mendimet tuaja. Disa investitorë do t’ju ofrojnë para.

Binjakët

Do të keni mundësi të realizoni një ëndërr fëmijërie në Vitin e Ri. Rrethojeni veten me optimistë. Energjia e tyre optimiste do t`ju frymëzojë për të kapërcyer frikën që ju ka mbajtur në vend numëro. Mësoni një aftësi të re. Ajo do t’ju lejojë të jetoni kudo në botë. Do të përfitoni nga zhvendosja në një zonë tjetër. Dyert që ju mbyllën do t`ju hapen diku tjetër.




Gaforrja

2023-shi do t`ju cojë në krye në aspektin profesion. Marrja e drejtimit të një kompanie të re do të jetë një sfidë e kënaqshme. Në vend që të jeni nën presion për të ndjekur formula të parashikueshme, do të jeni në gjendje të krijoni diçka të re. Do të bëheni të famshëm. Mësoni çdo aspekt të biznesit dhe do të fitoni respektin e stafit tuaj. Është e lehtë të gjeni një zgjidhje efektive ndaj problemeve. Jini të hapur për të mësuar nga njerëzit në çdo nivel të organizatës.

Luani

Drejtimi i një jete më domethënëse është një nga dhuratat e shumta që do të sjellë Viti i Ri. Shpenzoni më shumë energji shpirtërore dhe kjo do të sjellë ekuilibër në jetën tuaj në vitin 2023. Mundësia për të studiuar me një mësues do të arrijë atëherë kur më pak e prisni. Ky njeri do t`ju bëjë të mendoni ndryshe për Universin.




Virgjëresha

2023-shi sjell një mundësi të re për të ndërtuar siguri afatgjatë financiare dhe emocionale. Viti i Ri do t’ju sjellë burime të bollshme dhe njerëz të dobishëm. Të qenit i hapur për të ndihmuar të tjerët do përmirësojë shumë edhe jetën tuaj. Është gjithashtu e mundur që këtë vit të zhvendoseni. Lëvizja në një lagje të re do të jetë stimuluese. Është e mundur që të jetoni jashtë vendit. Një transformim i madh po ndodh. Jini gati për të.

Peshorja

Një partneritet i ngushtë do t’i japë Vitit të Ri një ton emocionues. Nëse jeni aktualisht vetëm apo i lidhur, përgatituni për të jetuar disa ndryshime të mëdha në jetën tuaj sentimentale në 2023-shin. Nëse keni një partner, nxiteni të ndjekë një ëndërr. Jeni vetëm? Nuk do të jetë për një kohë të gjatë. Bashkimi i forcave me një rebel do t’ju bëjë më aventurierë. Në vend që të ndiqni një rutinë, do të eksploroni me padurim territorin e panjohur.




Akrepi

Viti i Ri ju nxit të ndryshoni rutinën tuaj. Gjetja e një linje më stimuluese e punës këshillohet fuqishëm. Mund të ndërmerrni rreziqe. Kërkoni mënyra për të qenë më të organizuar dhe më efikas. Kjo qasje inovative do të ëojë në ngritje në detyrë. Nuk e besoni dot që mund të fitoni para duke u argëtuar. 2023-shi do t’ju bëjë të besoni në mrekulli.

Shigjetari

2023-shi do të jetë një vit argëtimi dhe lojërash. Është thjesht çështje e ndryshimit të prioriteteve tuaja. Mos u ndjeni në faj, por thjesht kënaquni. Bëni më shumë pushime dhe jetoni romancën. Nëse gjithmonë keni dashur të keni një emër të respektuar në art, mësoni ta tregoni punën tuaj. Do të gjeni një audiencë entuziaste. A po kërkoni dashurinë?  Do ta gjeni tek dikush që ju adhuron.




Bricjapi

Shpreheni veten më lirisht. Kjo është porosia për 2023-shin. Keni nevojë për diëka kreative si shkrimi, piktura apo muzika. Natyra juaj e ndjeshme mund t`ju frymëzojë që të punoni me materiale të prekshme si argjila ose balta. Nuk ka rëndësi nëse po harton një skenar ose mbjellë një kopsht. Niseni 2023-shin me energji.

Ujori

Viti i Ri që po afron do bëjë të mendoni ndryshe. Miratimi i një pikëpamjeje më optimiste do të tërheqë dashurinë, fatin dhe paratë si një magnet. Merrni shembull nga miku juaj optimist që ndjek gjithmonë ëndrrat. Qasja e tij do të funksionojë edhe për ju. Do t`ju ndihmojë të rrethoheni me njerëz pozitivë. 2023-shi do të shënojë një pikë kthese emocionuese.




Peshqit

Gjetja e burimeve të reja të parave do të jetë e mundur me ardhjen e vitit 2023. Largimi nga një punë do t`ju bëjë mirë. Të punoni për veten kërkon disiplinë dhe përkushtim. Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, ju keni mësuar shumë për të bërë edhe biznesin tuaj. Bërja e disa sakrificave personale tani, do të hapë rrugën për një karrierë shumë fitimprurëse. Me kalimin e kohës, ju do të jeni në gjendje të punësoni staf kështu që mund të merrni pushime të zgjatura.

Author: admin