I ftuar ditën e sotme në ‘Wake Up’, Amos u shpreh se nuk është mërzitur nga veprimet e Deas dhe se jeta vazhdon.
“Me Dean marrëdhënia kishte shumë ngjyrë. Kishte potencial që diçka të ndodhte, por nuk ndodhi. Jeta vazhdon nuk jam fare i mërzitur. Jeta vazhdon, siç Dea vazhdon jetën e saj brenda shtëpisë edhe unë jashtë.”
I pyetur se si e shikon lëvizjen e Deas, nga ai te Shpati, Amosi tha: “Unë nuk e kam parë si lojë, çdo gjë që ka ndodhur aty ka qenë e vërtetë. Kur del jashtë shikon se disa njerëz bëjnë lojë e për hir të lojës bëjnë gjëra të caktuara. Nuk e di nëse po e bën për lojë. E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them.”
Ndër të tjera, ai rrëfeu se ka qenë në një lidhje, ‘open relationship (marrëdhënie të hapur)’, kur u fut në “Big Brother Vip.”
“Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, diçka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem.”