Ofendoi Oltën, Ermiona Lekbello PËRJASHTOHET nga Big Brother, ja çfarë i kërkoi Luizit: Të lutem kur të largohem mos lejo…

Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Ermiona Lekbello është skualifikuar ditën e sotme nga loja.

Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.

Si duket shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros. Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë banale ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar.

Ndërkohë, gjatë një bisede me Luizin, teksa po bënte gati valixhet për tu larguar Ermiona i kërkoi këngëtarit që pas largimit mos lejojë që të flasin keq për të brenda në shtëpi.

Ermiona: Të lutem mos lejo që të ndyjnë emrin tim kur të dal

Luizi: Jona kur ikën një person këtu kur del nga shtëpia, nuk merret më njeri, ta siguroj

Author: portali