Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha António Guterres, ka paralajmëruar se bota është në prag të një ‘stuhie’, pasi lufta në Ukrainë po e përkeqëson ekonominë globale.
Në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme, OKB tha se lufta mund të çojë në një “krizë tredimensionale”, të ushqimit, energjisë dhe financave, zona që tashmë janë goditur rëndë nga Covid-19 dhe ndryshimet klimatike.
“Tani po përballemi me një stuhi që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e vendeve në zhvillim. Dhe njerëzit më të cenueshëm anembanë globit nuk mund të bëhen dëm kolateral në një fatkeqësi tjetër për të cilën ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi”, tha António Guterres.
OKB thotë se deri në 1.7 miliardë njerëz në 107 ekonomi do të ndiejnë ndikimin e të paktën një prej tre krizave, me ato në Afrikë, Azi dhe Paqësor, Amerikën Latine dhe Karaibe veçanërisht në rrezik.
Një përmbledhje e OKB-së propozon rekomandime të shumta afatshkurtra dhe afatgjata për të ndihmuar në shmangien e krizave globale, duke përfshirë largimin nga karburantet fosile në energjinë e rinovueshme, vendet e G20 dhe bankat që ofrojnë fonde për vendet më pak të zhvilluara dhe kufizimin e kufizimeve të eksportit për ushqim.