Dalja e Armaldo Kllogjerit nga shtëpia e Big Brother Vip ka indinjuar tej mase Oltën. Ajo “dhuroi” edhe një skenë gati si e mpirë nga dalja e Maestros që bëri për të qeshur edhe Arbër Hajdarin.
Aktorja është shprehur e vendosur se pas daljes së Maestreos do të bëjë gjithaçka që të largojë Kiarën nga shtëpia, në mënyrë që të dobësojë Luizin.
Mbrëmjen e djeshme Olta ka shkuar te suita e Kiarës dhe Luizit, ku i ka kërkuar llogari Luzit për lojën e “padrejtë” sias saj që Luizi po bën, ndërsa i ka thënë çiftit se do ua “shkαtërrojë moment e bukura që po kalojnë në suitë”.
Kiara e ka “përzënë” me lezet duke i thënë “kthehu pas 10 minutash se tani do hamë një darkë romantike”.
Kiara dhe Luizi shkuan mbrëmë në suitën ku do të flenë deri të martën. Ishte Kiara ajo që kërkoi suitën nga Vëllai i Madh, si një prej fituesve të sfidës së imitimeve.