Një qytetar që dje ka vendosur që të kalojë pushimin në jug të Shqipërisë, por është përballur me një sjellje vulgare që në bazë të dēmton pronën.
Fatmir Gjoni me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale tregon se ka shkuar në Orikum me një mikun e tij që kishte ardhur nga Italia dhe ka parkuar në një vend pak larg nga restoranti.
Ai tregon se kur ka parkuar makinën në pronë publike, një person, pronar i një biznesi i ka kërkuar që ta largojë makinën nga aty “se ashtu donte ai”.
Gjoni tregon se kur është kthyer nga restoranti ka parë se të “fortit” janë hakmarrë dhe se në gomën e makinës i kishin vendosur një gozhdë.
“Gozhda” që po i ngulet turizmit shqiptar. Po habitemi përditë me çfarë po ndodh në këtë vend. Fatkeqësisht gjithkush ka një histori personale për të treguar këtë verë me turizmin shqiptar.
Po sjell edhe unë një të freskët të ndodhur jo më larg se dje. Nuk e sjell për t’u ankuar sesa për të reflektuar kushdo që ka diçka në dorë në këtë vend por edhe për ne si qytetar të tij.
Dje kisha planifikuar të bëja plazhin në bregdetin e Vlorës, me një mik që më kishte ardhur nga Italia… lexoni statusin e plote duke klikuar linkun KËTU