“Paketa e rezistencës shton mbështetjen për fermerët”/ Rama: Eksportet janë rritur me 14%, bashkimi çon në tjetër nivel bujqësinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë seancës plenare për bujqësinë. Ai ka thënë se janë rritur eksportet shqiptare me rreth 14%, duke shtuar se qeveria po financon në pikat e zhvillimit të bujqësisë përmes bashkimit. Ai tha se vetëm të bashkuar, mund të krijohet një sinergji më e lartë prodhimi, duke shmangur kështu edhe mosshitjen e produkteve të fermerëve.

“E bën të pamundur devijimin që për fat të keq kanë ndodhur në të shkuarën kur janë përdor skemat e subvencionimit të naftës për fermerët. Në këtë drejtim, kjo paketë e rezistencës sociale që vjen në formën e aktit normativ shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plotë e të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 milionë dollarë. Është një shumë domethënëse e cila adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve. Skema ka një tjetër efekt pozitiv, që siç ndodhi vitin e ardhshëm po rrit formalizmin dhe po ndihmon kësisoj që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit. Një gjë dua të theksoj. Dëgjova nga komentet e deputetit diçka që dëgjohet në mënyrë të vazhdueshme. Duke konsideruar një defekt faktin që subvencionet nga skema e mbështetjes kombëtare për krerët, janë të kushtëzuara nga një numër i lartë klerësh siç ishte në të shkuarën. Ne besojmë që subvencionet e dhëna më parë përsëri mbetemi në vazhdën e një politike që ka një fytyrë sociale. Efekti i drejtpërdrejt në funksionimin e infrastrukturës nuk është ai i dëshiruari. Ne po i largohemi në mënyrë graduale, s’mund ta bëjmë me një të rënë lapsit, të dalit veç, të mbetur në një ngastër të vogël dhe përsëritjes së një rrethi vicioz dhe po financojmë dhe do financojmë akoma më shumë të gjithë ato pika zhvillimi përmes bashkimit. Përmes sinergjive, rrjeteve, ku kontributorët janë të vështirë jo siç ndodhte në të kaluarën për interesin e përbashkët të socialistëve, por për interesin vetjak.

 

Ata që punojnë në ngastrën e tyre, ata që pastaj shesin janë të gjithë të bashkuar dhe ndërkohë që secili bën punën e vet. Ata tregtojnë të gjithë bashkë. Ky është një fakt, ashtu siç ishin ato shifrat që solli deputeti dhe nuk kontestohen si shifra. Një fakt është që vjet kur u diskutua buxheti u ngrit një piskamë e madhe. Fakti është që në janar dhe shkurt bujqësia jonë ka eksportuar 14% më shumë se sa viti i kaluar. Si u rrit eksporti? Sepse në realitetin e bujqësisë sonë, ne kemi praktikisht pjesën që po vazhdon të zgjerohet çdo ditë dhe që nuk varet nga lëmoshat, por që kërkon mbështetje të tagetuar ashtu siç bën edhe BE, e ashtu siç duhet të bëjmë ne me skemën kombëtare. Pjesa tjetër që mbetet në fund fare në rrugë, duke ekspozuar prodhime që nuk i shet dot. S’ka si të jetë ndryshe. Ne duhet të nxisim sa më shumë fermerët në të gjitha zonat, pavarësisht se çfarë diskutojnë këtu dhe mënyrën se si bëhet kjo. Ne kemi qasje të ndryshme, por s’duhet të diskutojmë bazën që nuk ka më në bujqësi mundësi që t’i të mund të kalosh në një nivel tjetër duke qëndruar vetëm. Nuk ka shtet, nuk ka subvencion apo lloj skeme që të nxjerr nga situata e mbijetesës nëse nuk futesh në sinergjinë e bashkimit me të tjerët. Që nga zona e Shkodrës, ku po të shohësh shifrat e rritjes së volumeve të eksporteve të bimëve, të shohësh se ka një numër të madh individësh të bashkuar në rrjete që janë të lidhura me grumbulluesit. Nuk e kanë fare shqetësim se ku do t’i shkojë mundi i tyre sepse e kanë të shitur prodhimin që në momentin që kanë bërë marrëveshjen me grumbulluesin. Mbështetja që i kemi dhënë pikave të rritjes së grumbullimit, nuk është mbështetje për disa individë, por është mbështetje për dhjetëra mijëra të tjerë që janë lidhur me ta. Ne do të vazhdojmë të rrisim nivelin e kërkesës, s’mund të marrësh një mbështetje nëse ke dy krerë. Disa persona mund të bëhen bashkë dhe mund të ngrenë një tjetër nivel të marruarin me bujqësi”, tha Rama.

Author: portali