Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, ndërsa ka proçeduar penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasen M. L., 58 vjeçe, banuese në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e saj, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa steka me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin H. Xh., 57 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi në fshatin Kapedanaj, Ishëm, Durrës, ka prerë 1.5 m³ dru zjarri, pa lejen e organeve kompetente.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit Sh. V., 45 vjeç dhe A. V., 42 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke vëllait të tyre, shtetasit A. V.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: Z. L., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi. I. H., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi, në Sukth, duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur Xh. I., 7 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spitalin rajonal Durrës, është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.