Parashikimi Astrologjik Javor nga Meri Shehu per dt 19 deri ne dt 25 Prill 2022

Dashi – 1 yll

Do ketë shumë prapaskena lidhur me punën, lodhje, probleme me shëndetin dhe ndonjë lidhje në çështjet erotike. Ana ekonomike do jetë shumë e mirë për ata që duan të bëjnë ndonjë ndryshim.

Demi – 5 yje

Afërdita në Peshk dhe Urani në Dem do iu japë dashuri e njohje të reja.  Mërkuri me Uranin në Dem do bëjë disa takime të rëndësishme dhe do zgjidhë disa pasiguri ekonomike, gjë që do i çlirojë.

Binjakët – 2 yje

Do kalojnë në një dush skocez. Binjakët e 10-ditëshit të parë do kenë ftohtë, ata të të dytit do ngrohen nga Afërdita, të tjerët do kenë antagonizëm në karrierë. Këshilla e javës është që të bëjnë marrëveshje të mira pune.

Gaforre – 4 yje

Si shenjë uji janë të favorizuar nga shumë planetë në shenjën e Peshqve. Marrin mbështetje, përkrahje, kombinime, udhëtime, planifikime, dashuri me shikim të parë ose vendimmarrje të shpejta në planin personal si dhe biznese të mira që favorizohen nga Demi.

Luani – 3 yje

Ana ekonomike fillon e merr një lloj çlirimi. E kanë vuajtur trysninë në të por gjërat po përmirësohen e po marrin një ritëm. Detyrimet e trashëgimitë do iu kthehen dhe do i rregullojnë. Do kenë një ndryshim plani lidhur me karrierën e punën që do i surprizojë për mirë.

Virgjëresha – 2 yje

Shumë planetë ndodhen përballë tyre dhe forca e rëndesës anon nga të tjerët ndaj do vareni nga dëshira dhe njerëzit përballë jush. Afërdita ju fton për punë të mira dhe përmirësim në aspektet personale e profesionale. Të kenë kujdes ata të 10-ditëshit të parë sepse e kanë Marsin antagonist përballë tyre, megjithatë kjo iu bën mirë sepse i bën më të kujdesshëm dhe nuk i lë të flenë gjumë.

Peshorja – 2 yje

Ëndërrojnë një punë dhe do humbasin sensin e masës dhe realitetit. Njihen si ekulibruese dhe të gatshme për marrëdhënie direkte, por nëse puna lidhet me artin e të bukurën mund të kenë sukses. Do ngatërrojnë punën me marrëdhëniet e erotizmin e do çekulibrohen.

Akrepi – 3 yje

Janë shumë mirë në dashuri sepse ndikojnë Peshqit, por përballë tyre ndodhet Demi. Mërkuri e Urani i fusin në një rrugë të re bashkëpunimi dhe e reja, e papritura për këtë shenjë mund të mos konsiderohet e mirëpritur në fillim. Por pritet një ndryshim i rëndësishëm në jetën e tyre.

Shigjetari -2 yje

Ka një lloj stresi lidhur me familjen, por Marsi në Peshk i shtyn në disa konflikte aksidentale dhe pak nervozizëm. Duke i marrë në kompleks,  kanë një lloj rezultati të tillë. Dielli në Dem në fund të javës do sjellë rezistencë në shëndetin fizik.

Bricjapi – 4 yje

Shenjë e Tokës që favorizohet nga Mërkuri e Urani në Dem dhe Peshqit janë mbështetje e rëndësishme. Do prezantohen me njerëz të mirë në biznes e jetën personale, ndaj do munden të rregullojnë ç’kanë prishur më parë. Një bashkëpunim modern do i nxjerrë nga tradicionalja dhe do iu bëjë shumë mirë.

Ujori -2 yje

Shumë planetë në Peshk do thotë shumë paqartësi ekonomike, do marrin e japin. Një çështje planifikimi familjar duhet ta shohin me shumë vëmendje.

Peshqit – 4 yje

Marsi në shenjën e tyre e sjell të keqen papritur për ata të 10-ditëshit të parë. Megjithatë do ia dalin ta kalojnë javën të sigurtë.

Author: portali