Parashikimi i motit, nuk do të ketë reshje shiu

Vendi ynë do të karakterizohet këtë të martë nga mot i kthjellët dhe alternime vranësirash.

Sipas MeteoAlb nuk do të kemi prezencë të reshjeve të shiut, ndërsa temperaturat do të vijojnë nga 0 gradë Celsius

Temperaturat do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

 

Kosova

 

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. Orët e mesditës mbizotërohen nga kthjellime, pasi sërish në mbrëmje pritet të theksohen vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Author: portali