Parashikimi i yjeve për javën e tretë të marsit, cilat janë shenjat më me fat

Astrologia e njohur Meri Shehu, në takimin e saj të përjavshëm në “Rudina”, e cilëson këtë hyrje të pranverës shumë të rëndësishme dhe me dominanca për të gjitha shenjat. Dielli me Plutonin bëjnë një lidhje të fuqishme në fundjavë, ndaj do dëgjojmë vendime të rëndësishme politike që do marrë kthesë të madhe historia. Shenjat Luan, Dem, Ujor dhe Akrep të lindur në 10-ditëshin e dytë do kenë probleme në dashuri, gjë që reflektohet edhe në shenjat e tjera me vlerësimin e kursyer të astrologes.

 

Dashi – 2 yje

 

Hëna e plotë në datën 18 në Virgjëreshë do i krijojë vështirësi në punë e shëndet. Nuk duhet të pranojnë një situatë lidhur me punën se mund të jetë zhgënjyese, ndaj kujdes.

 

Demi – 1 yll

 

Demi i 10-ditëshit të dytë do ketë ndarje, situata të paqarta dhe zhgënjim në ekonomi. Nëse kanë ide pune dhe një fillim të mirë, do kenë një nga javët më të mira.

 

Binjakët – 2 yje

 

Ka një zhgënjim në karrierë. Një propozim martese ose takim me eprorët do i zhgënjejë pasi nuk do t’u japë ç’meritojnë apo presin.

 

Gaforrja – 3 yje

 

Janë në një moment deçiziv, pozitiv, do marrin lajme të mira. Një plan i tyre do shkojë fuqishëm.

 

Luani – 2 yje

 

Ka kontradikta, ofensivë, antagonizëm. Të lindurit e 10-ditëshit të dytë që kanë probleme në çift do të kenë ndarje, ndërsa rrezikohet ekonomia.

 

Virgjëresha – 3 yje

 

Në datën 18 kemi Hënën e plotë në këtë shenjë. Dielli afër Neptunit në shenjën e Peshqve u jep romantizëm, por kujdes me bashkëpunimin, sepse mund të zhgënjeheni.

 

 

 

Peshorja – 1 yll

 

Peshoret që kanë post mund të kenë një përmbysje të madhe, ndaj duhet të tregojnë vëmendje. Nga ana ekonomike, priten zhvillime të mira.

 

Akrepi – 3 yje

 

Një plan dhe projekt do shkojë shumë mirë në ekonomi. Akrepët e lidhur në 10-ditëshin e dytë do përballen me pamundësi në dashuri, me takime jo të mira.

 

Shigjetari – 2 yje

 

Zhgënjim në ekonomi, duhet të kenë shumë kujdes edhe në çështjet familjare. Një udhëtim nuk do të shkojë aty ku duhet.

 

Bricjapi – 1 yll

 

Lidhja Diell – Pluton në shenjën e Bricjapit është shumë e fuqishme, tregon se ata me prakticitetin e tyre mund t’i çojnë gjërat drejt zgjidhjeve ekstreme që mund të mos ketë kthim pas.

 

Ujori – 4 yje

 

Urani në Dem do lidhet me Mërkurin në Peshk dhe do t’u japë ide gjeniale që do përparojnë shumë mirë. Të kenë kudjes Ujorët e 10-ditëshit të dytë, sepse nuk do kenë fat në dashuri.

 

Peshqit – 4 yje

 

Janë në një moment romantik. Do bëjnë gjëra të këndshme. Kujdes zhgënjimin dhe besimin, por një udhëtim apo çështje dokumentacioni do ketë sukses.

Author: portali