Shqipëria, e përfaqësuar në konkursin europian të muzikës nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale, mirëpo vetë këngëtarja e cilëson të padrejtë këtë vendim. Sipas saj, ajo e ka merituar finalen, madje thekson edhe faktin se performanca e saj “Sekret” ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! JU DUA“- shkruan ajo.
Edhe më herët, Ronela reagoi me anë të një postimi në Instagram, duke thënë se e priste atë rezultat ndërsa është e bindur se ka fituar dashurinë e njerëzve.
“Edhe nëse do të isha në finale, do të renditesha e fundit! E dija! Por dashuria që kam marrë është pamasë! Unë e fitova Eurovision sepse fitova publikun! Dhe publiku është gjithmonë i drejtë! Ju dua”, shkroi këngëtarja.