Nëna Leta mendon se banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ duhet të ishin larguar nga formati, madje që mbrëmjen e djeshme. Këtë na e zbuloi Kiara, përmes një video të postuar në ‘Instastory’, ku shkruan se e kishte marrë shumë malli për gjyshen e saj.
Nëna Leta thotë se Luizi dhe Kiara do jenë çift gjithë jetën e nga ana tjetër, moderatorja i kërkon që të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët.
Nëna Leta: Ty dhe Luizin çift gjithë jetën.
Kiara Tito: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit.
Nëna Leta: Moj e kanë po ta dinë se kush je ti, Kiara Tito.
Kiara Tito: O të keqen, nëna ime më e bukura në botë.
Nëna Leta: Unë të jem si këta nuk rri për Zotin.
Nëna Leta: Po ça do marrin më, ça do fitojnë këta këtu? Unë kisha ikur tani, kisha ikur që mbrëmë.
Në video shihet se Kiara ka vënë foton e saj dhe të Luizit, mbi tavolinë. Duket se malli e ka kapur që tani Kiarën po do duhet të presë edhe 1 muaj, pasi edhe pas sulmit me armë zjarri, show do vijojë.
Video Player