
Prej kohësh ishte përfolur se Beatrix po bashkëpunonte me Dj Geek për një këngë të re dhe sot ajo i ka konfirmuar lajmet.
Këngëtarja ka publikuar pak nga klipi duke shkruar se kënga e re po vjen e duke i bërë të gjithë kurioz.
Bashkëpunimi i dyshes titullohet “Më shumë se ti” dhe të gjithë po mendojnë se është një dedikim për Donaldin pas ndarjes.
Kujtojmë që kënga e fundit nga Beatrix ishte “Faj”, që ishte dedikim për Donaldin teksa ai ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP.