Dashi
Do të jetë tunduese të përhumbeni në një botë me ëndërrime. Rezistojini tundimit për t?i lënë punët pas dore. Njerëzit presin nga ju që t?ju siguroni në kohë shërbimet materiale. Nëse i vendosni në një pozitë të sikletshme, mund të bëni armiq. Vendosni gjithmonë afate për të përmbushur qëllime. Nëse do të jeni të suksesshëm, do të shpërbleheni.
Demi
Mos jini të sigurt që një party do të shkojë mirë apo se gjithçka me miqtë shkon mirë. Instiktet tuaja janë në rrugë të drejtë, dëgjojini. Nuk është një moment i mirë për të investuar në një sipërmarrje të përbashkët. Jeni shumë protektivë ndaj burimeve tuaja. Nëse do t?i hidhni poshtë, do të bëheni shumë shpejt pishman. Kurseni një pjesë të të ardhurave për të siguruar fonde.
Binjakët
Për të arritur famën dhe pasurinë që dëshironi, duhet të bëni një plan praktik. Nuk mjafton vetëm kreativiteti i lartë. Ju duhet të keni aftësi teknike për t?i kthyer ëndrrat në realitet. Gjëja më e rëndësishme është të mbushni boshllëqet e njohurive tuaja sa më shpejt të jetë e menduar. Duke mbajtur një protokoll të punëve që bëni do ta keni më të lehtë në lëmën e punëve që donin.
Gaforrja
Mos i harxhoni fuqitë tuaja pas një lideri karizmatik i cili pëlqen që ta ndjekin. Është tunduese të ndiqni dikë që mendoni se i ka të gjitha përgjigjet. Njerëz të tillë me qëllime të larta kanë një nevojë të thellë për t?u dashur. Në vend që të ushqeni egon e një personi të tillë, kënaqni dëshirat tuaja. Kujdesuni për kafshët shtëpiake, dëgjoni muzikë ose komunikoni me natyrën. Dimensioni spiritual i jetës është të ndieni praninë e saj.
Luani
Kontrolloni mirë llogaritë bankare dhe faturat e kartës së kreditit. Nëse identifikoni diçka të pazakontë, raportojeni menjëherë. Sa më shpejt ta mbyllni këtë problem, aq më i vogël do të jetë dëmi që do t?ju shkaktohet. Bëjeni zakon t?i kontrolloni mirë këto raporte. Kërkojnë shumë pak kohë ama do të dini të mbroni interesat tuaja financiare.
Virgjëresha
Po tundoheni për t?u shkëputur nga një marrëdhënie emocionale. Në fillimet e kësaj marrëdhënieje ishit shumë të etur për të qëndruar me partnerin tuaj dhe ta ndryshonit atë, por sharmi i kësaj marrëdhënieje tani ka rënë. S?ka kuptim t?i neglizhoni më qëllimet tuaja. Nëse keni humbur pasionin për gjysmën tuaj, tregohuni të sinqertë. Është më mirë që gjërat të ndërpriten sesa të zvarriten.
Peshorja
Një projekt i ri nuk do të jetë aq i dobishëm sa e mendonit. Do të vijë një pikë që do të doni që gjithçka të mbarojë sepse nuk do t?i gjeni dot fundin. Në vend që të kërkoni përsosmërinë, por jepuni zgjidhje të shpejtë gjërave. Rezultatet nuk do të jenë mbreslënëse, por të paktën do të jeni të lirë të nisni një tjetër rrugë. Përdoreni si një përvojë mësimi. Merrni më shumë kohë për të ndërtuar qëllimet tuaja.
Akrepi
Jeni në fillim të një marrëdhënieje romantike. Në vend që të shpenzoni çdo minutë me njëri-tjetrin, bëni disa gjëra për veten tuaj. Mungesa e njëri-tjetrit do t?i bëjë zemrat të rrahin më fort. Përveç kësaj, secili prej jush do të përfitojë më shumë kohë me miqtë. Partneritetet më të forta mbështeten nga kontaktet e jashtme sociale. Mos u shqetësoni; dashuria vjen kur nuk e prisni.
Shigjetari
Është koha të merrni një vendim lidhur me një çështje familjare. Nëse duhet të zhvendoseni për punë ose diçka tjetër, bëjeni të ditur sa më shpejt. Sa më shumë ta shtyni këtë vendim, aq më shumë para do të shpenzoni. Një pjesë e problemit është se nuk dini cilin drejtim duhet të merrni. Nëse jeni të pakënaqur, rishikojeni situatën. Ekziston shansi të jejni të kënaqur me zgjidhjen tuaj origjinale.
Bricjapi
Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, është kur të tjerët nuk i mbështesin pretendimet e tyre me fakte të besueshme. Në vend që të merrrni informacione nga të afërmit apo komshinjtë, bëni disa verifikime të jashtme. Kjo do të shkaktojë disa pakënaqësi. Përballja me persona që duan të sfidohen, tregon se po fshehin diçka. Ekspozojini pretendimet e tyre në dritën e shqyrtimit. Së shpejti, ata do të largohen nga ju dhe do të shqetësojnë dikë tjetër.
Ujori
Çështjet e parave po rëndojnë mendjen tuaj. Është e rëndësishme të përcaktoni një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja ose për t?i mbrojtur ato. Edhe nëse kjo do të thotë të gjeni një punë më të mirë ose të mos shpenzoni më në gjëra jomateriale. Është e vështirë të drejtoni veten në një rrugë ku nuk do të donit të shkoni. Kjo është arsyeja pse duhet t?i premtoni vetes një shpërblim për çdo qëllim që vendosni.
Peshqit
Ju bini për shkurt qëllimeve tuaja. Shqyrtojini mirë gjërat dhe tregohuni të sinqertë me veten përsa i përket të metave që keni. Nëse keni vështirësi për të përmbushur afatet apo me buxhetin duhet ta ndreqni problemin. Punoni me një mentor me standarde të larta dhe përgatituni të dëgjoni kritikat e tij.