Përfunduan me sukses ‘provën siameze’ – banorët i shtojnë 20 mijë euro çmimit të madh në BBVA

Banorëve të Big Brother VIP në spektaklin e së shtunës iu caktua një detyrë nga ‘Vëllai i Madh’.

Ata duhej të bënin provën siameze, të qëndronin dy konkurrentë në një bluzë të vetme.

Sfida e tyre është kryer me sukses dhe si shpërblim do t’i shtonin 20 mijë euro çmimit të madh.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një njoftim që i është bërë ditën e sotme (e hënë), të njëjtit kanë kryer me sukses këtë provë.

Ata nga momenti i kumtimit të këtij lajmi duhet të hiqnin bluzën e të vazhdonin siç kanë qenë.

Author: portali