Sa mundësi ka që një spot i një emisioni i prezantuar në televizion dhe rrjetet sociale të fshihet pasi moderatorët ndryshojnë mendim dhe nuk e pëlqejnë më? Aspak? Ndoshta kjo është arsyeja pse deklarata e Romeo Veshajt tingëlloi jo shumë e besueshme lidhur me emisionin e tyre.
I pyetur se pse promoja e emisionit të tyre u fshi nga rrjetet sociale për disa kohë aktori tha se Donaldi e kishte fiksim të ishte edhe vetë aty dhe vendosën ta fshinin për të bërë një më të mirë. “U hoq për të bërë një më të mirë. Donaldi e kishte fiksim që të ishte dhe vetë aty,”-tha ai në “Goca dhe Gra”.
Ajo që e bën edhe më të pabesushme këtë deklaratë është se promoja u fshi ditën e dytë pas finales. Dhe po ashtu Donaldi nuk u shfaq as në “Post Big Brother VIP”. Dhe një argument i tretë që shkon në kontraditë me atë që tha Romeo është deklarata e tij pasi pa promon kur ishte në shtëpinë e famshme. “Shumë emocion i fortë Arbana. E dija shumë mirë se ai nuk po rrinte sepse asnjëherë nuk rri pa bërë diçka. Spoti ishte fantastik. Realizimi fantastik. Mezi po pres.”-deklaroi asokohe mes lotësh ai, duke treguar se nuk e ka aspak problem mungesën e tij në spot.
Ky emision atij iu ofrua që kur ishte në “Big Brother VIP”. Asokohe Romeo e surprizoi nga studio e emisionit që ishte thuajse gati teksa ai kishte realizuar promon e po ashtu kishte menduar edhe për emrin. ‘Më lër të flas” që është edhe një nga ‘batutat’ më të njohur të Donaldit nga reality-show i famshëm. Sa herë që debatonte me Ilirin, aktori i kërkonte me nervozizëm të linte të fliste duke përsëritur gjatë gjithë kohës: “Më li të flas”.
Mirëpo pas mbarimit të formatit fituesi të cilit u shpall Ilir Shaqiri, u tha se dy vëllezërit janë përplasur me produksionin. Gjërat duket se morën një rrjedhë tjetër pak ditë më pas kur ata u shfaqën në festën private me produksionin, ish-banorët dhe punonjësit e edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Tashmë që gjërat janë rregulluar duket se ata nuk duan të kthen te debatet e vjetra.