Përshëndetje Shqipëri! Vivo lajmëron zyrtarisht hyrjen në treg

Shitësi #5 i smartphone-ve në mbarë botën, rikonfirmon angazhimin e tij ndaj përdoruesve evropianë, duke zgjeruar praninë e tij edhe në Shqipëri.

 

VIVO është një kompani teknologjike e cila krijon produkte të shkëlqyera bazuar në vlera të nxitura nga dizajni, me pajisje të zgjuara dhe shërbime inteligjente në thelb të saj. Kompania kasi qëllim të ndërtojë një urë midis humanëve dhe botës dixhitale. Përmes kreativitetit unik, vivopajis përdoruesit me një jetë celulare dhe dixhitale gjithnjë e më të përshtatshme.

 

VIVO është njohur si një markë që fokusohet fuqishëm në njohuritë dhe nevojat aktuale të përdoruesve, në vend që të nxisë inovacionin vetëm për hir të inovacionit, VIVO ka prezantuar disa teknologji të reja në industri, si skanuesi nën ekran i shenjës së gishtit apo sistemi i kamerave i stabilizuar si gimbal, dhe aktualisht është i pranishëm në mbi 60 tregje në mbarë botën, duke fituar besimin e mbi 400 milionë përdoruesve.

 

Duke u rritur hap pas hapi, pa marrë rrugë të shkurtra.

 

Gjatë 2 viteve të fundit që nga lançimi në Evropë, vivo është rritur në një ekip me mbi 200 ekspertë lokalë në të gjithë tregjet evropiane dhe i mbështet ato me mbi 90 njerëz nga 18 kombësi në zyrat evropiane në Düsseldorf, Gjermani. Kompania ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në partneritete kryesore të sportit, si përshembull FIFA Ëorld Cup që do të zhvillohet në Katar gjatë këtij viti, kampionatet UEFA EURO Football që u zhvillua në Evropë gjatë vitit të kaluar, si dhe partneriteti në Gjermani në 2024, por edhe pika të pasionit lokal si e- Sports me TIM, eSerie A dhe Liga e Volejbollit për Ferma në Itali, kampionati i futbollit LaLiga në Spanjë, apo Federata Polake e kërcimit me ski, si dhe Shoqatën e Futbollit në Serbi.

 

Duke u siguruar që smartphone-t vivo janë të disponueshëm për të gjithë, kompania ka rritur vazhdimisht listën e shitësve kyç me pakicë dhe kompanitë e telekomunikacionit në secilin prej tregjeve, duke arritur një mbulim në mbi 60% të të gjithë dyqaneve përgjatë shteteve ku marka është e pranishme.

 

Duke qenë të vetëdijshëm rreth kërkesave dhe preferencave të përdoruesve në Shqipëri, VIVO ka shpallur partneritetin e tij të parë me Neptun dhe ONE, duke u siguruar se ata mund të gjejnë, provojnë dhe të zgjedhin smartphone-in vivo që i përshtatet nevojave dhe pritshmërive të tyre, në dyqanin e duhur të bazuar në pikën e tyre të preferuar të blerjes.

 

 

 

Shkrep dhe Luaj, me serinë vivo Y

 

Përveç serive flagship dhe gjysmë-flagship, linja europiane e vivo përfshin një familje të aftë smartphone-sh në serinë Y. Duke filluar nga pajisjet e nivelit hyrës për personat që po kërkojnë për smartphone-in e tyre të parë, në pajisjet e nivelit të mesëm për personat që kërkojnë një pajisje të balancuar në përgjithësi me vlerën më të mirë për çmimin, gjendet një  smartphone nga seria Y e vivo për të gjithë. vivo fokusohet në ndihmën e përdoruesve për të krijuar shkrepjen perfekte – me smartphone që vendosin kamerën gjithmonë të parën. Kjo vazhdon me vivo Y76 5G, e cila mburret me kamerën kryesore 50-Megapixel si pjesë e sistemit të pasëm me tre kamera – e plotësuar nga e gjithë fuqia e procesimit dhe shërbimet intuitive të software-it të nevojshme për të mundësuar rezultate të shkëlqyera çdo ditë dhe për të liruar kreativitetin e përdoruesve.

 

Duke shtuar në serinë Y, vivo ka prezantuar Y33s, Y21s dhe Y21. Secili prej telefonave të rinj ndajnë të njëjtat shërbime kryesore – dhe sigurojnë të njëjtin standard të lartë: një bateri 5000-miliamper të kombinuar me teknologjinë e besueshme Fast Charge të vivo, për të garantuar aksion të palimituar çdo ditë, sistemin operativ më të fundit Android 12, mbështetje për 2 karta SIM, dhe një sensor anësor të shenjës së gishtit dhe një trup të hollë 8-milimetra me një pamje të dëshirueshme me shumë shkëlqim.

 

Së fundmi, modeli i nivelit hyrës, vivo Y01, tregon se zbritja në shkallët e çmimit nuk nënkupton se përdoruesit duhet të sakrifikojnë dizajnin dhe performancën. Trupi i hollë 8,28 milimetra, me një peshë prej vetëm 178 gramësh, përfshin mjeshtërisht një ekran 6.51-inç HD+; Në pjesën e pasme, përdoruesit do të gjejnë një kamera kryesore 13-Megapixel, dhe në krye të anës së përparme gjendet një kamera selfie 5-Megapixel. Për sa i përket “trurit”, gjendet një proçesor MediaTek Helio P35, i mbështetur nga 3GB RAM dhe 32GB ROM. Grupi i shërbimeve përmbyllet me sistemin operativ Android 11 Go Edition, i fuqizuar nga një bateri 5000-miliamper, i cili mund të zgjasë lehtësisht 2 ditë me një karikim.

 

 

 

Çmimi dhe disponueshmëria, garancia

 

Në fund, seria Y e nivelit fillestar dhe mesatar do të jetë e disponueshme për 133 Euro për Y01, e ndjekur nga 170 Eur për Y21 dhe 203 Euro për Y21s. Të tjerat online janë Y33s me çmim 224 dhe Y76 5G për 295 Euro, të disponueshme për blerje në Neptun dhe One, nga korriku.

 

Pasi besueshmëria dhe mbështetja cilësore pas-shitjes janë me shumë rëndësi për vivo, të gjitha pajisjet janë të mbështetura nga 2 vite garanci nga prodhuesi.

Author: portali