“Picasso”, Donaldi ndryshon tekstin e këngës pas reagimeve negative në rrjet

Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj kanë publikuar së fundmi këngën “Picasso”. Ndonëse nuk ka kaluar as një ditë nga publikimi, ky projekt muzikor ka patur shumë reagime nga publiku. Por mesa duket reagimet negative po dalin më në pah për shkak dhe të historisë që Donaldi ka patur me Borën dhe Beatrixën ku të gjithë mendojnë se teksi i drejtohet atyre.

 

Në sy ka rënë pjesa e Donaldit, e cila sërish duket si dedikim për moderatoren Bora Zemani.

 

“Ma tha truni për me t’puth, ma tha truni për me t’hup, ma tha truni për me t’lut, ma tha truni për me vujt”, këndon ai.

 

Por ajo që vihet re në një demo të publikuar të këngës është se Donaldi kishte në plan një tjetër tekst për këngën, por si duket u detyrua ta ndryshojë.

 

“Ma tha truni për me t’puth, ma tha truni për me t’hup, ma tha truni për me lujt, ma tha truni për me vujt”

 

Me t`lut apo me lujt? Duket se artisti e ka paraprirë revoltën e publikut duke e ndryshuar tekstin e këngës para se komentet negative të shpërthenin.

 

Por si duket Donaldi nuk ja doli dot ta fshehë tekstin, apo mos ndoshta nuk ka dashur ta bëjë?

 

Gjithsesi nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje ndaj këngës, ja ka arritur më së miri.

 

 

 

Author: portali