Pikëpyetje Për Paratë, Shenja Që Do Shtyjë Planet! Marrëveshje E Re Për Demin…

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Falë ndikimit të Hënës, do të keni një ditë shumë interesante në dashuri, por kujdes se nga e premtja do të kthehen mendimet tuaja të pasigurta. Në punë vijon të keni pikëpyetje të mëdha për paratë.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Ditët e rikuperimit të ndjenjave po vijnë. Çdokush që është beqar mund të ketë një takim të veçantë. Në punë, ata që janë të pavarur po kërkojnë një mënyrë për të filluar nga e para, ndërsa ata që janë punonjës mund të rishikojnë një marrëveshje të re.




Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, Hëna nuk është në shenjën tuaj. Ka padurim pasi gjithçka e merrni në mënyrën më të rëndë, nuk është asgjë serioze në këtë rast. Në punë është mirë që çdo diskutim apo angazhim të shtyhet për të shtunën.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Është e nevojshme të zgjidhni një problem të vogël deri në fund të javës. Kjo nuk është asgjë e re. Diskutimet me të afërmit duhet të zgjidhen duke filluar nga muaji mars.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Jini të kujdesshëm në historinë tuaj të dashurisë pasi mund të keni një përballje nga fundi i shkurtit. Jini të përkushtuar për të gjetur zgjidhje edhe në frontin e punës.




Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ju jeni në ditët tuaja më të mira në dashuri. Do të keni ndjenja pozitive deri më 6 mars. Në punë duhet të jeni të duruar edhe nëse ndonjëherë ju duket sikur të gjithë ju mërzitin.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të premten është ditë interesante në dashuri. Në punë, yjet ju ftojnë të bëni plane për të ardhmen pasi do të keni një ndryshim që e keni pritur prej kohësh.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, përpiquni të organizoni një takim ose lini veten të lirë për cdo njohje të re. Në punë, ky është momenti ideal për ata që duan të bëjnë një propozim apo të ndryshojnë drejtim.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, Hëna është aktive të premten dhe ju fton të bëni gjëra të mira, duke përfshirë momente intime me partnerin. Në punë është më mirë të mos vazhdoni situatat e kota vetëm për të mbajtur qëndrim.




Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, Hëna së shpejti do të jetë në shenjën tuaj ndaj kini durim. Fundjava do jetë e rëndësishme për ju. Në punë favorizohen ata që janë të vetëpunësuar.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Prisni deri në fundjavë për të jetuar momente emocionuese pranë partnerit/partneres. Në punë nuk ndiheni rehat, por problemi nuk është tek të tjerët. Ktheni njëherë sytë nga vetja

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri ka diçka që nuk shkon, përpiquni të shmangni diskutimet. Në punë mundohuni t’i përballoni me qetësi të gjitha kritikat në mënyrë që javën e ardhshme të punoni më mirë.

Author: admin