Plazhe të sigurta, 400 roje bregdetare në shërbim në Puglia, deri më 13 shtator

Nga 15 qershori deri më 13 shtator, rojet  bregdetare,  do të angazhohen në operacionin “Deti i sigurtë 2020”, fushatë që synon promovimin e kulturës së detit dhe mbrojtjen e sigurisë së lundrimit, ruajtjen e jetëve njerëzore në det dhe respektimin e ekosistemit detar, në mënyrë që të sigurohet sjellja paqësore dhe e sigurt e aktiviteteve të plazhit dhe turizmit detar. Kjo nismë është edhe më e rëndësishme, me situatën e COVID-19, ndërkohë që ka nisur të zbatohet në Rajonin Poglia, në Itali, prej disa vitesh.  Aktiviteti i kontrollit përgjatë bregdetit Apulian do të përfshijë mbi 400 roje bregdetare, dhe do të kryhet përmes një aktiviteti patrullimi të koordinuar, nga toka nëpërmjet  përdorimit të  automjeteve detare, 27 lundruese të shpejta, 37  njësi në det të hapur dhe ajërit nëpërmjet aeroplanëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet verifikimit të pajtueshmërisë me kufijtë e lundrimit të anijeve pranë bregdetit dhe mbrojtjen e zonës së rezervuar për not. Për më tepër, një vëmendje e kujdesshme do t’i kushtohet përdorimit të saktë të fushës publike detare dhe të trupave të ujit para tij. Nga ana tjetër  Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, publikoi në faqen e saj të internetit,  një referencë të dobishme për praktikat më të mira  “Udhëzimet për shëtitje, kënaqësi dhe siguria e notimit”, publikime të cilat synojnë që ti vijnë në ndihmë  pushuesve këtë sezon të pazakontë të turizmit, për shkak të COVID-19.

 

 

Author: admin