Mikela dhe Efi kanë folur bashkë rreth banorëve të shtëpisë së Big Brother. Ishte Mikela që shigjetoi fillimisht Luizin, rreth mënyrës së lojës.
Pjesë nga biseda mes Mikelës dhe Efit:
Mikela: “I vetmi që përpiqet të luajë me armë të ulëta është Luizi”.
Efi: “Po”.
Mikela: “Mundohet ta kalojë në shaka, çfarë thotë që të mos reagosh keq”.
Efi: “Më duket se ky kështu është. Nuk mendon fare çfarë flet”.
Mikela: “Është shumë djal i zgjuar”.
Efi: “Jo se nuk është. Kam dëgjuar dy-tre pika që nuk ishin të sakta, shaka vulgare”.
Mikela: “I bën sepse jemi 2-3 karaktere të ndryshme. 1 prej tyre ia pranon dhe ai e luan këtë gjë”.
Efi tha më pas që e acaron Genti në përgjigjet që kthen, teksa i duket arrogant. Mikela dhe Efi janë bërë pjesë e Big Brother Albania VIP 2 si një konkurrent i vetëm dhe po e shfrytëzojnë si avantazh.