“Prapaskenat nuk janë aq romantike”, do të shkriheni së qeshuri me këtë video të Albanit dhe Miriamit

Albani dhe Miriami janë padyshim çifti i artistëve më i preferuar nga publiku. Tashmë prej 15 vitesh bashkë ata janë maturuar dhe janë bërë prindër duke qenë gjatë gjithë kohës pa mungesa në muzikë apo ekran.

 

Së fundmi çifti do të vijë me një bashkëpunim dhe për videoklipin e këngës ata kanë shkuar në Barcelonë për të xhiruar.

 

Këtë projekt ata e kanë titulluar “Dalëngadalë”, ndërsa pak nga prapaskenat na i kanë treguar sot. Albani ka postuar një video ku shfaqet duke trembur Miriamin disa herë teksa xhirojnë videoklipin duke shkaktuar kështu të qeshura.

 

“Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike”, shkruan ai.

Author: portali