Nga Mina HYSA
Të qenit i suksesshëm në Shqipëri është një sfidë më vete. Kjo për faktin sepse lidhet me një sërë faktorësh që nuk janë në dorën tënde dhe metri më të cilën do e matësh suksesin vetëm tek ne është i ndryshëm nga çdo shtet tjetër, krahasuar edhe me rajonin. Ky konstatim vjen për faktin sepse nëse do të kesh një ide për të ngritur diçka, e sidomos kur bëhet fjalë për biznes, do të duhet t’i bësh mirë llogaritë. Nuk mjafton vetëm ideja dhe guximi, por duhet të marrësh parasysh konkurrencën e pabarabartë, të pandershme që të shfaqet në treg shpesh dhe me ndihmën e mekanizmave të pushtetit siç ka ndodhur këto 30 vite. Por nuk janë të paktë ata që ia kanë dal të ngrihen në këto 30 vite, të jenë të suksesshëm përmes një pune jashtëzakonisht të madhe, një stërlodhje, mosdekurajimi dhe atëherë kur ndoshta iu janë kundërvënë, por, kanë besuar në vete, në idetë dhe profesionalizimin e tyre dhe ia kanë dal.
Njëri prej tyre, është një bletë punëtore, nuk i ka pëlqyer asnjëherë të dukurit, por të punuarit. Ka menduar që vetëm me punë arrihet suksesi dhe në asnjë moment nuk ka pranuar të njëllos emrin për të cilin ka investuar dhe e ka lartësuar. Ka punuar dhe bashkëpunuar me shumë persona, por është tërhequr në konakun e tij kur ka parë që duhesh shkëputur prej tyre, sepse nuk ka dashur që biznesi dhe emri i tij të ketë një cen në biografi. Eshtë 66-vjeç dhe ka ditur mësë miri të shfaq cilësitë e tij më të mira për të qenë sot jo vetëm një histori suksesi, por dhe një humanist i jashtëzakonshëm. Personalisht e kam njohur vonë, por, ndër qytetarë të cilët kishin të bënin me mardhënie pune dhe kontraktuale me të, tek bashkëpatriotët tanë dibranë kam dëgjuar fjalët më të mira për të, derisa në takimin që pata vura re që spikasnin cilësitë për të cilat përflitej; ai ishte një fisnik burrë!. Kontributi i tij ka qenë jo i vogël në sponsorizimet që ka dhënë në fushën e artit, kulturës, sportit por dhe shtresave në nevojë sipas rasteve.
Quhet Faik Bruçi, me origjinë nga Dibra një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. E nisi me moton: “Fillo me pak, mendo për shumë”, por ambicia dhe vendosmëria për të ecur para e solli në stadin që ndodhet sot duke spikatur si një investitor serioz ku dhe fal ndershmërisë që e karakterizon konkurron bindshëm.
Kush është Faik Bruçi?
Faik Bruçi ka lindur më 1 janar 1956 në Lukanin e bukur të krahinës së Katër Grykëve në Dibër. Rrjedh nga një familje atdhetare, familja e tij njihet për atdhetarizëm, besë e bujari. Vetëm pak kohë pasi mbaron arsimin 8-vjeçar në vendlindje, në vitin 1972, largohet nga Lukani dhe shkon në veprat që po ndërtoheshin në atë kohë ku dhe gjatë punës që bënte, iu krijua mundësia të mbaronte me nota të mira arsimin e mesëm profesional për gjeometër ndërtimi, profesion, atë që donte. Pas mbarimit të shkollës së mesme fillon punë si përgjegjës sektori i laboratorit të hidrocentralit të Fierzës. Të gjitha analizat laboratorike që zhvilloheshin atëherë për Fierzën, e cila sapo kishte hedhur digën e saj të madhe, i ishin besuar Faikut. Për të ky nuk ishte një vlerësim i vogël. Nga vitet 1980 deri në vitin 1985 kalon në një vepër tjetër të madhe energjitike, siç ishte Komani me detyrën e përgjegjësit të sektorit. Në vitet 1985-1988 vazhdon punën në Ndërmarrjen e Tensionit të Lartë, Tiranë dhe në vitet 1988-1990 në Ndërmarrjen e Ndërtimeve Industriale, për të vazhduar më 1990-1992 në Ndërmarrjen e Mirëmbajtëses së Rrugëve.
Histori suksesi ne biznesi fal motos: Fillo me pak, mendo për shumë
Më rënien e sistemit komunist, fal përvojës së fituar për vite me radhë dhe aftësive profesionale, Faik Bruçi krijoi aktivitete private në fushën e ndërtimit, sigurimeve, hotelerisë dhe pastrimit, duke u bërë kështu firma e parë e suksesshme në kryeqytet. Gjithçka e nisi nga zero, por kjo nuk e pengonte Faikun që me vizionin e tij të qartë dhe moton: “Fillo me pak, mendo për shumë” të spikaste që në start si i suksesshëm dhe fal ambicjes të shtrihej jo vetëm në ndërtim, por edhe më gjerë. Në vitin 1995, Faik Bruçi krijoi kompaninë “Bruçi” shpk. Megjithëse e dinte se do të haste në vështirësi dhe pengesa, burokratike apo juridike, Faiku nuk u tërhoq përballë asnjë vështirësie. Mjaft vepra të rëndësishme mbajnë vulën e kësaj kompanie, tashmë e njohur, e cila shtrin veprimtarinë e saj edhe në fusha të ndryshme, si në infrastrukturë dhe ristrukturime të objekteve social-kulturore. Faiku mori përsipër të konkurrojë bindshëm edhe në sektorin e ndërtimit. Për shumë vite ka drejtuar Kompaninë “Bruçi” shpk, kompaninë “Jon 2002” si dhe ka qenë aksioner i rëndësishëm dhe i suksesshëm në “Bankën Popullore”, kompaninë e Sigurimeve “Albsig”, Hidrocentralin “ Gjanç” Korçë dhe njëkohësisht sot është pronar i vetëm i “Capital Tirana Hotel”. Biznesi dhe aktiviteti i tij çdo vit ka njohur vetëm ngritje dhe suksese ndaj dhe kompanisë i janë akorduar tituj dhe simbole vlerësuese nga institucione brenda dhe jashtë vendit tonë. Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve Faik Bruçit e vazhdoi me duke ndërtuar dhe nga ato që konsiderohen të një rëndësie të veçantë në sektorin e energjitikës, në fushën e ndërtimeve civile e industriale, ndërtimin dhe montimin e linjave të tensionit të ulët, mesëm e të lartë, në infrastrukturën, kanalizime, ujësjellësa, pastrimit dhe mbetjeve urbane, sipërfaqeve të gjelbërta etj. Në fushën e pastrimit të qytetit të Tiranës kjo shoqëri me zotin Faik Bruçi në vitin 2006 është shpallur në listën e më të mirëve të bizneseve të atij viti. Po ashtu, me gamën e tij të pasur e të vlerësueshme ka ushtruar aktivitete në pastrimin e qytetit të Sarandës, të plazheve, etj.
Vlerësimet dhe Dekorimet
Vlerësimet dhe dekorimet për Faik Bruçin dhe kompanive të tij ka qenë mëse i merituar sepse ai ka dhënë më të mirën nga vetja për t’i merituar. Në vitin 2006 nga Institucioni i Vlerësimit të Suksesit dhe Cilësisë “International Quality Croën Aëard” Londër, i ka akorduar Kompanisë “Bruçi” shpk dhe zotit Faik Bruçi, si administrator i saj, Çertifikaten Ekselente të Cilësisë.
Këshilli i Qarkut Dibër, më 13 mars 2018, e ka nderuar me titullin më të lartë “Nderi i Qarku Dibër”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij, për mbështetjen financiare, në ruajtjen dhe promovimin e vlerave për historinë, artin, sportin dhe kulturën dibrane”.
Në shtator të vitit 2018 në Simpoziumin Shkencor: “110 vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje historike për kombin shqiptar”, që u zhvillua në ambientet e Akademisë së Shkencave ku morën përfaqësues të jetës politike, akademike, shoqërore dhe kulturore të vendit, të bashkësisë dibrane të Tiranës, të Komunës së Dibrës së Madhe dhe nga diaspora, Presidenti i Republikës dekoroi Faik Bruçin si një nga përfaqësuesit e denjë të komunitetit dibran në Tiranë si dhe biznesmenin e suksesshëm me Titullin: “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar në ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës, Komanit, si dhe në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë në mbarë vendin. I dalluar si humanist dhe kontribuues në veprimtari social-kulturore. Promovues i vlerave patriotike e historike kombëtare. Një nga përfaqësuesit e denjë të komunitetit dibran në Tiranë”.
Në një tjetër ceremoni madhështore ku ishin të pranishëm personalitete, politikanë, shkrimtarë, njerëz nga fusha e artit dhe kulturës në mars të vitit 2019 Faik Bruci u nderua me titullin “Ambasador i Paqes”, njeriu i vlerave humane njerëzore..
“Tirana Capital”, hoteli i rekomanduar në qendër të Tiranës.
Faik Bruçi mbështetje për artin, kulturën e sportin
Hoteli ne qender
Nga viti 2011 e në vazhdim Faik Bruçi operon suksesshëm në fushën e hoteleri-turizmit, duke pasur sukses me tre godinat në qendër të Tiranës, “Tirana Capital Hotel”, “Bruçi 1, 2 dhe 3”.
Hotelet e tij, fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, vërtetojnë mjaft mirë cilësinë e shërbimit dhe komoditetit në qendër të Tiranës. Në perspektivë, përveç zgjerimit të kapaciteteve dhe gamës së shërbimeve, në kuadrin e përmirësimit të ligjit për turizmin, mendohet që të rritet konkurrueshmëria në fushën e turizmit, duke futur edhe guidat turistike. Faiku kërkon që turizmin ta shtrijë edhe në Dibër, sidomos në vendlindjen e tij të dashur.
Faik Bruçi, veç kontributeve në kuadrin e biznesit dhe të aktivitetit ekonomik, ka edhe shume kontribute humanitare e në sponsorizime në fushën e artit, sportit, kulturës e vlerave patriotike e historike të Dibrës. Klubi sportiv “Korabi”në maj të vitit 2006 i ka dhënë Medaljen e “Mirënjohjes” “Për kontributin e dhënë në mbështetje të ekipit Korabit për arritjen historike të daljes në Superligë”. Faik Bruçi është një mbështetës i Shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë” dhe “Bashkësia Dibrane” si dhe të gazetës “Rruga e Arbërit”. Veprimtaria e Faik Bruçit si biznesmen, por edhe si kontributor dhe humanist, është një shembull i shkëlqyer i një qytetari të ndershëm dhe të mirë, i cili kurrë nuk e mbylli derën dhe zemrën për njerëzit në nevojë. Emri i tij është bërë tashmë i njohur për të gjithë komunitetin dibran dhe jo vetëm. Jeta dhe veprimtaria e tij, dhe pse larg vendlindjes, nuk është shkëputur kurrë prej saj. Vlerat e tij të humanizmit janë të spikatura në promovimin e vlerave kulturore dhe historike të Dibrës në përgjithësi dhe veçanërisht të Katër Grykëve në veçanti. Ai është jo vetëm ndërtues dhe biznesmen i suksesshëm, por edhe mjaft dashamirës i futbollit dibran. Kontribute të tjera nuk kanë munguar në art e kulturë, ku ka mbështetur vazhdimisht studiues e shkrimtarë dibranë. Kohët e fundit, Faiku ideoi dhe sposorizoi dokumentarin “Katër Grykët e Dibrës”, të shfaqur nga RTSH si dhe videoklipin e Lam Tahirit të shpallur “Qytetar Nderi “ i Katër Grykëve. Ai do të vazhdojë edhe më tej të lërë gjurmë dhe histori me vlerat e tij më të mira, më të spikatura patriotike dhe njerëzore. Për të tillë njerëz vërtet Dibra ka dhe do të ketë gjithmonë nevojë.