Mbrëmjen e së premtes është transmetuar puntata e tretë e emisionit “Më lër të flas” e binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj.
E ftuar në emisionin e mbrëmshëm ka qenë modelja me famë ndërkomëbëtare Adrola Dushi.
Në pjesën e lojës që organizohet me çdo të ftuar, binjakët kishin zgjedhur të organizonin lojën “T’i gjejmë burrë Adrolës”, meqë kjo e fundit është deklaruar se nuk është në një lidhje.
Adrola duhej të zgjidhte kandidatët e ofruar, nëse i pëlqenin apo jo.
Njëri nga “kandidatët” e Adrolës u shpreh se ishte 25 vjeç dhe në atë moment modelja tregoi se e kishte problem që partnerin ta kishte më të vogël në moshë.
Një moment i tillë u shfrytëzua nga Donaldi, i cili ka pasur një lidhje me moderatoren Bora Zemani, e cila në moshë ishte pak më e madhe se ai.
“Pse ke paragjykim për këto njerëzit që i kanë…Pse bëre sikur ishte e neveritshme të kesh marrëdhënie më dikë më të vogël”, tha ai.