Pse sa herë që Arjola është në nominim vesh këtë bluzë? (foto)

Mbështetja ndaj ish krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë është e padiskutueshme. Deri më tani, ata kanë marrë mbështetje edhe nga artistë të njohur shqiptar.Përtej kësaj, mbështetja ka shkuar deri në shtëpinë e Big Brother VIP. Arjola është banorja që ka dhënë mbështetje brenda në shtëpi duke e veshur bluzën me mbishkrimin ‘Liria ka emër’.

Por, ajo që ka rënë në sy është fakti se ajo vesh bluzën sa herë që ndodhet në nominime. Nuk dihet nëse ajo po e bën këtë për të marrë më shumë mbështetje nga Kosova, ndërsa bluzën e ka mbajtur veshur edhe sot teksa ndodhet në nominim.

“Unë gjithmonë kam parë veten më shumë sesa aktore aty, gjithmonë. Edhe kur u ndërrua që iku Xhemi…mbasi pritëm se dëshironim që të kthehej se është super gocë. Në kam ndonjë respekt maksimal për dikë që kam njohur këtu (në Top Channel)”, thotë Arjola për ëndrrën e saj për të prezantuar Portokallinë.

Askush nuk e dinte që Arriola kishte pasur dëshirë të prezantonte Portokallinë, këtë e morëm vesh natën kur duhej të hapte kutinë e Pandorës. Ajo qau dhe nuk e hapi kur mori vesh që dëshira e saj nuk ishte aty brenda.

Por një gjë është e sigurt, nuk mund të pretendosh të kesh apo të të ofrojnë një vend pune vetëm sepse të siguron të ardhura për të përballuar muajin. Duhet të kesh edhe disa karakteristika të cilat përmbushin pozicionin./asutimes.com

Author: Portali