
Sipas astrologjisë çdo shenjë e horoskopit ka karakterisitikat e saj, por këto katër dallohen për një karakter më të fortë dhe janë më të pushtetshme.
Bëhet fjalë për Dashin, i cili ëshë më i forti nga të gjithë shenjat në horoskop. Njerëzit në shenjën e Dashit njihen për energjinë dhe vitalitetin e tyre si dhe për ndërrmarjen e sfidave të reja. Dashi nuk trembet prej askujt dhe kjo është pikërisht ajo çfarë e bën atë më të pushtetshëm.




Akrepi gjithashtu bën pjesë në këtë grup. Njerëzit me shenjën e Akrepit nuk preken lehtë dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të arritur qëllimet e tyre. Ata janë shumë kritikues, paksa arrogantë dhe nuk janë të lehtë për t’u kuptuar. Ajo çfarë i bën ata të pushtetshëm është vendosmëria.
Edhe pse njihen për persona që ndryshojnë shpesh, Binjakët janë gjithashtu shumë të fortë dhe rezistentë. Ata kanë vetëbesim dhe kjo i ndihmon të dalin gjithmonë të parët. Ambicia e tyre i bën edhe më të fuqishëm për të arritur çdo gjë në jetë, si në anën profesionale ashtu edhe atë sentimentale.




Sigurisht që kësaj liste nuk mund t’i mungonte Luani. Ata që kanë lindur në shenjën e Luanit mund të konsiderohen me fat. Karakteri i tyre dominues, i fortë dhe luftarak i ndihmon të arrijnë me lehtësi qëllimet e tyre. Diçka që ndoshta nuk i ndihmon gjithmonë është kokëfortësia e tyre, por kjo harrohet shpejt me karizmën dhe energjinë që të përcjellin.