“Qeveria është dorëzuar përballë virusit, qytetarët të kenë kujdes”, ekspertja e Task Forcës anti-Covid tregon çfarë “fshihet” pas shifrave rekord sot me të infektuar

 

Rekordi i ri i vendosur sot në shifrat e të infektuarve në vetëm 24 orë e kaloi numrin e 100 të prekurve nga koronavirusi. Teksa thotë se situata po precipiton rrezikshëm, ekspertja e Task Forces anti-Covid në PD Liljana Shyqyriu, thotë se një rritje e lehtë e numrit të testimeve çoi menjëherë në një rritje me 30% të numrit të personave të diagnostikuar poziticë.

 

“Kjo provon ate qe eshte perseritur cdo dite nga ekspertet e PD se sa me shume te testosh aq me shume raste te personave te infektuar do te zbulohen“.

 

Por nuk testohet thotë ekspertja sepse sipas saj me njohjen e siuates se vertete te epidemise, “del ne pah edhe deshtimi dhe keqmenaxhimi qe i eshte bere kesaj pandemie qe ne fillimet e saj“.

 

REAGIMI I PLOTE

 

Qytetaret kerkojne te testohen. Qeveria nuk u pergjigjet pasi u zbulohet deshtimi me menaxhimin.

 

Eshte nje situate qe po precipiton rrezikshem. Sot pame se nje rritje e lehte e numrit te testimeve te kryera coi menjehere ne nje rritje mbi 30% te numrit te personave te diagnostikuar me COVID-19. Dita e sotme ka edhe numrin me te larte te te infektuarve qe prej fillimit te epidemise.

 

Kjo provon ate qe eshte perseritur cdo dite nga ekspertet e PD se sa me shume te testosh aq me shume raste te personave te infektuar do te zbulohen. Por nuk testohet sepse me njohjen e siuates se vertete te epidemise, del ne pah edhe deshtimi dhe keqmenaxhimi qe i eshte bere kesaj pandemie qe ne fillimet e saj.

 

Demi shendetesor, psikologjik, social dhe ekonomik ne jeten e shqiptareve eshte duke u renduar pikerisht nga papergjegjshmeria dhe mungesa e masave nga ana e Autoriteteve Shendetesore.

 

Ajo qe eshte lene ne harrese prej tyre eshte siguria e jetes se qytetareve.

 

Nevoja per tu testuar kete here po kerkohet nga vete qytetaret te cilet jane duke provuar per fatin e keq pasojat e nje mungese planifkimi per testime sipas nevoje dhe mungesen e nje strategjie kontrolli per epidemine.

 

I gjithe testimi u perqendrua ne nje laborator te vetem te kontrolluar ne te gjithe funksionimin e tij nga komiteti politik i shurdher.

 

Ne te gjithe boten jane ngritur dhjetera qendra testimi prane njesive te kujdesit shendetesor apo prane qendrave te banimit ne menyre qe te gjithe qytetaret qe duan te testohen te kene aksesin on line per te prenotuar kryerjen e testimit.

 

Tek ne u ndertua sistem on line per te marre leje te dalesh nga shtepia por nuk mund te ishte ky akses per te mundesuar testimin.

 

Mbas nje izolimi total e vetmja strategji qe ju ofrua shqiptareve ishte pamundesia per te levizur ne vendet e BE-se. Ky eshte izolimi i dyte i tyre por kete here jo brenda shtepise por brenda nje shtepie te madhe qe po izolohet cdo dite e me shume.

 

Qeveria eshte dorezuar perballe kesaj epidemie dhe po e le virusin ne renie te lire.

 

Nderkohe, thirrja per qytetaret eshte marrja e masave per t’u vetmbrojtur ne kete situate.

 

Beni kujdes dhe mbroni shendetin dhe jeten tuaj!

Author: admin