
Qeveria ka vendosur që të rrisë me 50% pagat për të gjithë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe u bë publik nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Gjonaj: Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit duke i akorduar kështu shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar në ligj