“Qielli dhe planetet do jenë në favor, dita ju rezervon shpërblime të majme!”, Jorgo Pulla zbulon shenjat me FAT

Dashi

Deri në pasditen e ditës së sotme do të përpiqeni të bëni hapa përgatitjeje për cështjet tuaja, duke shmangur turmat, ndërkohë që nga pasditja dhe më pas kur Hëna kalon në shenjën e Gaforres, do të bëheni më të shoqërueshëm dhe aspironi të bëni fillime të reja në fusha që ju ndikojnë drejtpërsëdrejti, ndërkohë që kushtet aktuale kërkojnë të keni më shumë pjekuri.

Demi

Dita e sotme fillon mjaft pozitivisht, pothuajse në të njëjtën kornizë me ditët e kaluara, duke ju dhënë mundësinë për tu afruar një hap më pranë materializimit të qëllimeve që keni vendosur, ndërkohë që nga pasditja dhe më pas do të jeni më të mbyllur në vetvete dhe ndjeni nevojën të rrethoheni vetëm nga personat që ju mirëkuptojnë.




Binjaket

Deri në pasdite Hëna plotëson rrugëtimin e saj në pikën më të lartë të horoskopit tuaj ku sjell shumë detyrime, ndërkohë më pas brenda ditës intuita juaj është më e lartë, pasi keni më shumë liri për të reaguar pa ju shqetësuar “komentet”. Por ekziston një klimë vecanërisht e ngatërruar me detyrimet praktike dhe cështjet e lëna pezull brenda përditshmërisë tuaj.

Gaforrja

Dita e sotme fillon disi në mënyrë më të ckujdesur për ju, pasi humori juaj është I lartë dhe akoma vështirësoheni të përshtateni me realitetin e hidhur plot detyrime dhe përparoni në cështjet tuaja proceduriale, ndërkohë që nga pasditja Hëna ne shenjen tuaj në pikën më të lartë të horoskopit tuaj, duke sjellë në sipërfaqje jetën tuaj sociale, por dhe disa detyrime që keni marrë përsipër.

Luani
Deri në pasdite të gjitha kalojnë në duart tuaja dhe përpiqeni ti kënaqni të gjithë, pasi dëshirat e tyre janë dhe tuajat, ndërkohë përkundrazi nga pasditja dhe më pas keni më shumë liri dhe ckujdes për t’ju gëzuar casteve me personat e dashur, ndërkohë paralelisht sistemoni cështjet proceduriale.




Virgjeresha

Në fillimin e ditës Hëna qëndron ne shenjen e Gaforres, duke theksuar për akoma një herë pozicionin e të tjerëve në përditshmërinë tuaj, ndërkohë që nga pasditja dhe më pas përpiqeni të përshtateni me dëshirat e të tjerëve. Por në përgjithësi do duhet të kufizoni reagimet tuaja të cilat mund t’ju dëmtojnë imazhin që përcillni për jashtë dhe të përdorni njohjet tuaja qe mund t’ju ndihmojne.

Peshorja

Deri në pasditen e ditës së sotme do të ktheni vëmëndjen tuaj në detyrimet praktike të përditshmërisë, ndërkohë që më pas brenda ditës mundeni më lehtë të merreni me lidhjet tuaja ndërpersonale, pasi kuptoni rëndësinë e të tjerëve në rutinën tuaj.




Akrepi

Dita është më shoqërore deri në pasdite kur Hëna qëndron në një pozicion shoqëror ndaj shenjës tuaj të zodiakut, pasi më pas brenda ditës do të merreni me shëndetin tuaj, por edhe me detyrimet e përditshmërisë që ndodhen të lëna pezull. Kështu, përpiqeni të gjeni rrugën më të mirë për cështjet e rutinës që lidhen kryesisht me cështjet praktike.

Shigjetari

Deri në pasdite, interesi juaj vazhdon të fokusohet në cështjet që lidhen me shtëpinë dhe familjen, ndërkohë që më pas, brenda ditës, intuita juaj lartësohet dhe ju mundeni më lehtë të përparoni në planet tuaja produktive që keni ndërmend. Por kujdesuni të shmangni c’do lloj situate që është e ngatërruar apo e fshehtë, për të mos u përfshirë në telashe.

Bricjapi

Dita e sotme është më shumë ndihmuese në fillimin e saj, do me thënë aq sa Hëna qëndron në një shenjë e Gaforres ku ju jep mundësi për të shprehur ide dhe mendimet tuaja tek personat e afërt, ndërkohë që më pas, brenda ditës vëmëndja juaj kthehet rreth cështjeve të shtëpisë, por edhe tek cështjet që lidhen me personat e ambjentit familjar.




Ujori

Deri në pasditen e ditës së sotme gjerat do të rrjedhin në ritme të njohura tashmë, ndërkohë që më pas brenda ditës jeni më social dhe mundeni më lehtë të merreni me cështjet tuaja dhe të shprehni idetë tuaja tek ambjenti që ju rrethon. Por mbani mend se në këtë periudhë të ngatërruar, fati është me anën tuaj.

Peshqit

Deri në pasditen e ditës së sotme, Hëna ne Gaforre, duke mbajtur epiqëndrën e interesit tuaja në cështjet tuaja personale, ndërkohë që nga pasditja dhe më pas aspironi të merrni ndonjë lloj shpërblini, ose në nivel material, ose kënaqësie morale. Por në përgjithësi sa ti afroheni darkës, nuk ekzistojnë surpriza të mëdha drejt asaj se c’farë të prisni.

Author: admin