
Tashmë ministria e Shëndetësisë e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjediset e mbyllura, si masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Pak ditë më parë ministria paralajmëroi se qytetarët të cilët nuk do të respektojnë këtë masë do të ndëshkohen. Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një apel për qytetarët. Ai ka publikuar një foto me maskë, në faqen e tij zyrtare në “Favebook”, duke iu kujtuar qytetarëve që mos harrojnë të vendosin maskën në mjediset e mbyllura.
Postimi
MIRËMËNGJES ? dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë ?