Refuzimi për të jetuar me të kaluarën do tju japë mundësinë të…!/ Horoskopi i Paolo Fox 17 prill 2023

Dashi

Do të keni mundësinë të bashkoni punën me kënaqësinë. Nëse punëmarrësi juaj do t?ju dërgojë në një udhëtim pune, sigurohuni të kaloni pak kohë privatisht dhe të kënaqni veten. Darkoni në një restorant elegant, vizitoni një kopsht të bukur ose një muze. Nëse keni mundësi të bëni shopping, blini disa artikuj që nuk i gjeni në vendin tuaj. Çoni në shtëpi disa suvenire.  Ju jeni të etur për të zgjeruar horizontet tuaja.

Demi

Një jetë private e lumtur ju jep fuqi. Ndërsa të tjerët e investojnë gjthë energjinë në punë, ju merrni shumë kënaqësi edhe nga një marrëdhënie e ngushtë. Nëse keni mundësi të bëni disa ditë pushim nga puna, shkoni në një vend të bukur me partnerin tuaj. Rinovimi i pjesës tuaj sensuale do t?ju bëjë shumë mirë. Jeni single? Do të takoheni me dikë që pëlqen anën tuaj artistike. Mund të shkoni bashkë në një teatër, muze ose kinema.

Binjakët

Kur partneri inkurajon anën tuaj intelektuale, ndjeni se mund të lëvizni malet. Në të shkuarën, të tjerët ju kanë  dekurajuar  duke ju tërhequr hundën për gjëra që s?kishit faj. Kërkoni libra të bukur për të lexuar dhe do t?ju pëlqejë. Jo vetëm që do të zbuloni histori të bukura që si kishit dëgjuar më parë, por do të jeni në gjendje t?i ktheni në histori që do të impresionojnë të tjerët.

Gaforrja

Do të merrni njohuri që do të përmirësojnë aspektin tuaj profesional. Sa më të aftë të bëheni, aq më thjeshtë do takeni të fitoni një pozicion të mirë në një kompani impresionuese. Jeni lodhur duke punuar në institucione të mërzitshme. Një pozicion që ofron më shumë liri, do të jetë çlirues për ju. Do të keni mundësinë të drejtoni një staf të këndshëm e të realizuar.

Luani

Njohuritë dhe përvoja juaj do  të tërheqin shumë admirues. Dikush që është mahnitur nga dijet tuaja do t?ju ndjekë. Nëse jeni single, ndihuni të lirë të nisni një aventurë. Do t?ju pëlqejë të kaloni kohë me dikë që nuk ka frikë të ndryshojë status quonë. Jeni në një marrëdhënie serioze? Do të ndiheni sikur po shijoni një muaj të dytë mjalti. Do të jetë një udhëtim që do ta mbani mend gjithmonë.

Virgjëresha

Një i afërm bujar do t?ju bëjë një dhuratë. Një pozicion i mirë pune ose një shumë të hollash do ta bëjnë jetën tuaj më emocionuese. Kapeni këtë mundësi për të kënaqur veten tuaja me disa gjëra luksi si një vakt gurmet, bluzë mëndafshi, etj. Mos u surprizoni kur të keni një tërheqje romantike përreth vetes.  Kur ju jeni të përmbushu,është e vështirë që të tjerët t?i rezistojnë sharmit tuaj.

Peshorja

Shquheni si njeri që bëni biseda të mrekullueshme. Biseda me dikë që do të njihni në një festë do të çlirojë shpirtin tuaj. Më në fund, keni takuar dikë që ju ngacmon imagjinatën. Biseda për tema si arti apo sporti do t?ju mbushin me kreativitet. Më pas do të frymëzoheni të krijoni një tekst apo të bëni një pikturë. Miku juaj i ri do të impresionohet nga vepra juaj.

Akrepi

Tejkalimi i një problemi shëndetësor ka rritur vetëbesimin tuaj. Pasi keni punuar shumë për të shmangur kurthet që kanë dobësuar sistemin tuaj, po ndiheni shumë mirë. Si rezultat, do të jeni në gjendje të ndiqni hobit tuaja të preferuara. Papritur, puna nuk do t?ju duket e urryeshme dhe jeta e përditshme do të bëhet më e gëzueshme. Lënia pas e ditëve të errëta, do të jetë një mësim i vlefshëm.

Shigjetari

Fakti që jeni thellësisht të dashuruar do t?ju ndihmojë të kaloni sfidat. Kur mendoni se nuk po ja dilni dot, mbështetuni te partneri juaj për përkrahje. Fjalët e tij inkurajuese do të dyfishojnë prirjen tuaj për të pasur sukses. Nëse jeni single, do të takoni dikë të veçantë në një event sporiv ose kompeticion. Do tëkeni shumë mbështetje nga ky person.  Do t?ju frymëzojë të merrni një përgjejgësi të lartë.

Bricjapi

Po merrni shumë suport nga familja juaj. Besimi i tyre në aftësitë tuaj, po ju ndihmon të largoni një zakon të keq nga vetja. Sa më shpejt ta lini këtë sjellje të keqe pas, aq më të lumtur do të jeni. Kjo gjë do t?ju mundësojë të komunikoni me natyrën, të ndërtoni gjëra që kanë vlera jetëgjata dhe të shijoni kënaqësi sensual. Faleni veten për gabimet e së shkuarës dhe jepini asaj dhuratën e lirisë. Ju e meritoni.

Ujori

Refuzimi për të jetuar me të kaluarën do t?ju japë mundësinë të kultivoni sukses. Të afërmit ose kolegët  tuaj të cilët janë të frikësuar nga lëvizjet tuaja të të shkuarës, kanë frikë se ju do të ecni para dhe do t?i lini në pluhur. Bëjeni një vesh të shurdhët. Duke ditur që keni të bëni me njerëz xhelozë, do të ndiheni edhe më të fortë për të shkuar drejt lartësive të reja. Investimi i kohës dhe përpjekjeve në një projekt kreativ, do të shënojë një pikë kthese tek ju.

Peshqit

Të gjtihë janë të impresionuar nga aftësitë tuaja. Nëse jeni në mes të negociatave të një kontrate, kërkoni më shumë të ardhura se ç?mendoni se mund të merrni.  Vendosja e një çmimi të lartë për shërbimet tuaja, do të fitojë respektin e punëdhënësit të ardhshëm. Mos u surprizoni kur t?ju jepet edhe më shumë se sa kërkoni.  Jeni të punësuar? Kapeni këtë mundësi për të përfituar një lobim ose rritje rroge. Nëse duhet të rrisni potencialin tuaj, duhettë jeni avokat i vetes.

Author: admin