Rrugë të përmbytura, njerëz që notojnë për të shpëtuar, kjo situatë nuk ka ndodhur që nga 1790

Një stuhi e fortë ka goditur Palermon në ditën e festës së Sanata Rosalia. Në disa nën kalime të Rajonit Siçilian shoferët janë larguar nga makinat e tyre duke shpëtuar me not.

 

Sipas një dëshmitari një shofer kamioni dhe dy persona janë bllokuar brenda në makine të zhytur plotësisht në ujë megjithesë në polici deri më tani nuk është raportuar për persona të humbur.

Por kjo mund të zgjidhet vetëm kur uji të thahet plotësisht dhe të fillohet inspektimi i makinave.

 

Rrugët u kthyen në përrenj: Shiu ra me intesitet për rreth tre orë. Shumë rrugë të Palermos janë shndërruar në perrenj. Pemët përfunduan në rrugë, makina të zhytura në ujë dhe baltë. Dhjetra vetura ngecën. Në disa zona të kryeqytetit siçilian nuk ka energji elektrike. Në disa video që qarkullojnë në rrjete sociale mund të shihni qartë shoferët që linin makinat e tyre për të notuar.

Leoluca Orlando: “Mbi një metër shi ka rënë në Palermo në më pak se 2 orë. Shiu më i dhunshëm në historinë e qytetit që nga të paktën 1790, i barabartë me atë që bie në një vit”.

 

Është shprehur kryetari i Komunës së Palermos, Leoluca Orlando.

 

“Një shi – shtoi ai – që askush nuk e kishte parashikuar. Nëse alarmi do të ishte dhënë më parë procedurat e zakonshme do të ishin aktivizuar dhe mund të ishin lehtësuar rreziqet”.
https://twitter.com/i/status/1283440059644084231

Author: admin