Sa herë të hasni pengesa, kujtohuni se çdo..!/ Horoskopi për ditën e hënë, 12 dhjetor 2022

Dashi

Ju pëlqen të ndani njohuritë me të tjerët dhe të mësoni studentët që janë të etur të përfitojnë nga njohuritë dhe përvoja juaj. Nëse po kërkoni një burim tjetër të ardhurash, mendoni rreth mësimit të nxënësve të avancuar. Paratë e fituara, përdorini për të udhëtuar nëpër botë.

Kudo që të shkoni, do t?ju shoqërojë një pikëpamje optimiste. Sa herë të hasni pengesa, kujtohuni se çdo gjë e ka një zgjidhje. Ky qëndrim optimist, do t?i zhdukë pengesat si me magji. Rrethanat do të ndryshojnë dhe njerëzit do të ofrohen për t?ju ndihmuar.




Demi

Nuk ju pëlqen aspak të diskutoni për dobësitë tuaja, por është e rëndësishme që ta bëni këtë me dikë të cilit i besoni. Kur partneri apo një person i afërt e kupton frikën tuaj, do t?ju ndihmojë ta kapërceni. Është një periudhë e mirë për të bërë investime. Mbrojtja që do t?u bëni burimeve tuaja, do të ndihmojë në rritjen e tyre si dhe do t?u japë luksin të punoni më pak dhe të manovroni më shumë. Bëjini tuajat paratë që ju takojnë.

Binjakët

Është koha më e mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të realizuar një marrëveshje. Do të jeni të aftë të negocioni për kushte të drejta që do ta bëjnë edhe më të lehtë jetën tuaj. Përdorini aftësitë e mrekullueshme që keni në komunikim për të arritur një marrëveshje të shkëlqyer që u shërben të dyja palëve. Kryerja e një pune të vështirë, drejtimi i një detyre apo dhënia e një dhurate do të vlerësohet shumë.




Gaforrja

Pas një kërkimi të zgjatur për punë, do të merrni një ofertë emocionuese. Të udhëtoni për arsye pune, hap një kapitull të ri për karrierën tuaj. Edhe pse do të mungoni në shtëpi, do ta çmoni shumë anën pozitive të këtyre udhëtimeve. Shëndeti juaj reflekton atë që ndjeni përbrenda. Nëse kohët e fundit keni qenë të shqetësuar për disa dhembje, jepuni rëndësinë e duhur dhe kujdesuni për trupin tuaj. Në vend që të fokusoheni vetëm në siklete, qëndroni pozitiv dhe shijoni kënaqësitë fizike.

Luani

Hyrja në një garë do të jetë shumë zbavitëse. Do të jeni një nga pjesëmarrësit më të talentuar, duke tërhequr shumë persona që ju admirojnë. Nëse i luani mirë letrat, do të fitoni një çmim të mirë. Do të tërhiqni disa oferta pune apo sponsorizime. Bujaria juaj do të tërheqë edhe vëmendjen e personit të zemrës. Jeni në kërkim të dashurisë? Do të njihni një aventurier udhëtimesh. Nëse e keni një partner, është koha për të shkuar bashkë në një festë.

Virgjeresha

Përkujdesja për biznesin familjar është përparësia juaj. Marrja përsipër e ndihmës për një të afërm të sëmurë, do të jetë një ndër gjërat që do të bëni gjatë kësaj jave. Pasi të keni peshuar me kujdes të gjitha mundësitë, do të merrni vendimin e drejtë që do të kënaqë të gjithë të përfshirët.  Krijimi i një baze të sigurtë në shtëpi do t’ju bëjë edhe ju, më të sigurt. Kjo është një kohë e mirë për të shitur ose blerë prona. Nëse jeni duke kërkuar një vend të ri për të jetuar, do të gjeni një hapësirë që mund ta përballoni lehtësisht.




Peshorja

Ju jeni bekuar me një intelekt të mprehtë. Përdoreni këtë mundësi për të mësuar nga dikush që është një ekspert në fushën e tij. Metodat e tyre të avancuara do të nxisin imagjinatën tuaj. Puna që prodhoni mund të hapë rrugën për kualifikime të avancuara dhe një ngritje në karrierë. Qëndrimi juaj pozitiv do të tërheqë një mundësi udhëtimi. Një udhëtimi shkurtër për kënaqësi do t?ju çojë drejt rrugës së dashurisë ose të parave. Nëse takoni dikë të veçantë, shumë shpejt mund të vendosni të krijoni një marrëdhënie me të. Një tjetër mundësi e mirë që ju vjen është një ofertë pune fitimprurëse.

Akrepi

Bëni një listë të gjërave që ju japin lumturi. Duke numëruar bekimet tuaja në baza të rregullta, do të bëni që ato të shumohen. Sa herë të keni një ndjesi mungese, imagjinojeni veten duke shijuar bollëkun që dëshironi. Veprimet tuaja të begata do të jenë si një magnet për paratë. Nëse doni të rrisni të ardhurat, është koha e duhur për ngritje në detyrë. Njerëzit të cilët e vlerësojnë talentin tuaj, janë të gatshëm të paguajnë një çmim të mirë. Mos kërkoni falje për të kërkuar atë që meritoni.

Shigjetari

Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të forta. Përdoreni këtë mundësi për kërkuar fonde dhe për të promovuar një biznes. Do të merrni përgjigje pozitive. Njerëzit duan të jenë në shoqërinë tuaj sepse duket sikur çdo gjë është e mundur. Nëse po mendonit për të rifreksuar pamjen, është koha e duhur për ta bërë. Ndryshimi i pamjes, i veshjes apo regjistrimi në palestër do të bëjë që ylli juaj të shkëlqejë.




Bricjapi

Tërheqja nga jeta publike do të jetë një mundësi e mirë për të pushuar dhe për t?u relaksuar. Komunikimi me natyrën ju kujton atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Pas shijimit të këtij largimi, do të bëni disa ndryshime në orarin tuaj. Puna do të vijë e dyta  në radhën e kënaqësive. Aktivitete si shkrimi, leximi dhe lutja do të thellojnë vlerësimin tuaj për jetën. Në vend që të bini viktimë e stresit, përqëndrohuni plotësisht në marrëdhëniet dhe aktivitetet që ju sjellin gëzim. Është një ndryshim i fuqishëm dhe i mrekullueshëm.

Ujori

Puna me një grup do të jetë stimuluese. Do t?i gëzoheni kthimit të një projekti nga i mirë në të mrekullueshëm, me ndihmën e bashkëpunëtorëve inteligjentë. Mos u mërzisni kur dikush krejt i kundërt me ju, ju këshillon. Perspektiva e tyre do të promovojë suksesin tuaj. Aftësitë tuaja sociale janë shumë të forta. Përdorini ato për të ndërtuar një rrjet mbështetës që ju jep akses për njerëzit, vendet dhe mundësitë që dëshironi. Kur je mik i mirë për njerëz të mirë, ata do të lëvizin malet për t’ju ndihmuar.




Peshqit

Aftësia juaj për të komunikuar me njerëz nga të gjitha sferat e jetës kultivon sukses profesional. Ju i trajtoni të  gjithë si  klientë të barabartë. Si rezultat, njerëzit kërkojnë shërbimet tuaja duke ju kërkuar me emër. Vendosja e një raporti të mirë me punëdhënësin tuaj do të rezultojë në ngritje, promovim ose të dyja. A keni drejtuar biznesin tuaj? Gjithmonë kujtohuni që së pari të paguni mirë veten. Kur vlerësoni vlerat tuaja, biznesi do të ecë më mirë.

Author: admin