Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre?

Efektet shëndetësore të pirjes së cigares janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vde.kje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së cigares.

Veç kësaj, pirja e cigares i rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, atakut në tru etj.

Por, nëse pasojat që cigarja i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që cigarja i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen.

‘WallhetHub’, ueb sajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se cigarja shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal – gjatë tërë jetës.

Vlen të ceket se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

Analistët kishin matur edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj./inforculture.info

Author: Portali