Sabian Medini dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi mjaft të fortë kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje edhe pasi reality shoë mbaroi, ato u shfaqen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar mes tyre, të paktën këtë ka lënë të kuptohet këngëtari i njohur teksa të premten e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.
Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.
Por ajo që ra më shumë në sy, duke pasur parasysh edhe deklaratat e fundit të Sabianit, ishte fakti që balerini i njohur nuk bëri një urim publik për këngëtarin.
Ndërkohë në një vështrim në llogaritë e tyre zyrtare në “Instagram”, vihet re se dy ish-banorët e BBV e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetin social dhe kanë ende fotot ku kanë dalë bashkë.