Salmonela në çokollatat Kinder, AKU del me njoftim zyrtar: Shmangni blerjen e këtyre produkteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me çokollatat Kinder, ku është zbuluar prani e salmonelës, dhe u rekomandohet konsumatorëve që të mos konsumohen disa produkte.

Sipas AKU në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.

 

NJOFTIMI I PLOTË I AKU:

 

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.

AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:

 

KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)

 

KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g

 

KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g

 

KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g

Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.

Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.

Author: portali