Sanksionet dhembin/ Abramovich paguan 40.000 paund për të ngrënë një vakt të sjellë nga Londra në Baku me… avion privat

As llogaritë e ngrira dhe ngjarjet në lidhje me Chelsea nuk e kanë ndalur dëshirën e Roman Abramovich për të pasur një vakt të sjellë në shtëpi.

Asgjë e jashtëzakonshme deri këtu, përveç faktit se oligarku rus ishte në Baku të Azerbajxhanit dhe ushqimi, nga ana tjetër, vinte nga Londra.

“Mirror” raporton se si pronari i Chelsea, afër shitjes së klubit të Premier League, nuk mundi t’i rezistonte ushqimit japonez të një prej restoranteve të tij të preferuara në kryeqytetin anglez.

Prandaj, ai vendosi ta sillte atë në Baku me një avion privat për 40 mijë paund. Por ka më shumë. Nga sa mësojmë, Abramovich do të kishte bërë një porosi për 1200 paund, të cilat i ishin shtuar shpenzimeve të mëparshme për fluturimin.

Mbetet për t’u parë se si ka mbërritur ushqimi duke pasur parasysh kohën e udhëtimit. Në fakt, tabloidi anglez e vlerësoi kohëzgjatjen e të gjithë transportit nga Londra në Baku në 5 orë e gjysmë.

Author: portali