‘Secili mban turpin e vet në këtë jetë’! Nuk pritej/ Ori reagon ashpër pasi Isli nuk u kualifikua në finalen e DWTS

Ori Nebiaj ka reaguar mjaft ashpër pas skualifikimit të Isli Islamit nga “Dancing with the stars”.

Isli Islami nuk u kualifikua nga juria në finalen e “Dancing with the stars” dhe u largua mbrëmë në gjysmëfinale. Pas këtij momenti ka reaguar Ori Nebijaj, mikesha e ngushtë e Islit dhe që së bashku kanë drejtuar emisionin “Wake up”.




Sipas Orit, Isli dhe Ledia ishin e vetmja copëz e vërtetë e spektaklit.

“Arti është hyjnor, por mund të jetë edhe profan! Isli dhe Ledia kanë qenë e vetmja copëz e vërtetë, kush nuk pati sy nuk ju pa e kush nuk pati vesh nuk ju dëgjoi! Secili mban kostot dhe turpin e vetë në këtë jetë! Suksese”, shkruan Ori.

 

Author: admin