Sekrete të gjuhës së trupit që i dinë njerëzit e suksesshëm

Një specialist i gjuhës së trupit na udhëzon për të bërë ato veprime që sigurojnë një ndjenjë respekti dhe për të shmangur ato që ulin pikë.

 

Mbaj një dorë poshtë mjekrës

 

“Është një veprim që e bëjnë njerëzit e suksesshëm: Hillary Clinton, Steve Jobs në kopertinën e biografisë së tij. Ëshë një pozë mendimtare, një veprim që thotë “Kur të ketë kohë të vështira, unë do gjej zgjidhjen.”

 

Mos: Thith buzët

 

“Tërheqja e buzëve nga brenda thotë që po mban diçka. Kur politikani amerikan Anthony Weiner tha që i kishin vjedhur llogarinë e Twitter, tërhoqi buzët. Kështu bëjnë njerëzit kur fshehin një emocion që nuk e ndajnë dot me të tjerët.”

 

Bashko gishtat

 

 

Bashko mollëzat e gishtërinjve për të rritur autoritet. Oprah Winfrey e bën, ashtu si dhe Donald Trump para se të thotë “Je i pushuar”. Barack Obama ka një veprim më të moderuar, si të ishte duke mbajtur një top basketbolli, që përcjell kuptueshmëri ndaj çështjes. Një gjest që ia shohim shpesh Kryeministrit Edi Rama.

 

Mos: E humb kontrollin e përkuljes së kokës

 

“Mos jep kurrë informacion me kokë të përkulur, duket sikur nuk jep garanci për informacionin. Nëse je duke biseduar dhe jo duke bindur dikë, mund ta përkulësh kokën, por kujdes drejtimin: në rast se përkulesh në të djathtë do të shohin si më tërheqës dhe nëse e përkul në të majtë do të shohin si më inteligjent.”

 

Kryqëzo duart

 

Specialistët thonë që kur kryqëzon duart krijon distancë, që është e vërtetë kur personi nuk të njeh, por nëse je me miq, kryqëzoji! Mund të ndihmojë të kuptosh një problem, sepse veprimi përdor të dyja anët e trupit, duke angazhuar të dyja hemisferat e trurit: të majtën logjike dhe të djathtën kreative. Studimet thonë që kryqëzimi i krahëve na bën më të aftë në një situatë të ndërlikuar.”

 

Mos: Rrudh hundën

 

“Kam njohur një grua të bukur me të cilën askush nuk dilte në takim të dytë. Pasi e pashë si ndërvepronte me meshkujt, e kapa problemin: Kur qeshte ajo rrudhoste hundën, një shenjë universal mospëIqimi. Burrat që dilnin me të më thanë që ata mendonin që ajo nuk i pëlqente, por nuk e dinin pse. Ajo filloi mos ta rrudhoste më hundën dhe tani është martuar. Kjo është fuqia e gjuhës së trupit”, thotë eksperti sado e pabesueshme të jetë kjo për ty.

Author: portali