Dashi: Kushtoji vëmendje planeve dhe ëndrrave. Po të bëjnë thirrje se duhet të ndryshosh rrugën dhe të marrësh një qasje tjetër. Është e vështirë që një njeri i drejtpërdrejtë si ty të marrë mesazhe që kuptohen shumë lehtë. Ajo që duket si një ofertë e mirë në fakt mund të rezultojë shkatërruese nëse e pranon. Merr në konsideratë mundësinë për të punuar prapa skenave, si një asistent ose edhe praktikant. Do marrësh përvojën që do të ndihmojë më vonë.
Demi: Kur është puna tek dashuria, dorëzohesh dhe ndoshta mposhtesh. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta shprehësh dashurinë me fjalë. Partneri pret një fjalë nga ty, ose një poezi të ndjerë. Është një njeri i ndrojtur që ka nevojë për përkrahjen dhe dashurinë tënde. Për ata që ende nuk janë lidhur, është koha të prezantojnë veten dhe të japin mundësinë për njohje, pasi mund të jetë fillimi i një romance të bukur.
Binjakët: Sekreti i suksesit tënd është aftësia për të treguar më të mirën. Gjithashtu edhe ekipi ku ti je pjesë të admiron, pasi i mbështet në çdo mendim apo projekt që ata kanë. Edhe pse nuk të pëlqen të ngarkohesh me përgjegjësi profesionale, ke dëshirë që të tjerët të admirojnë. Do gjendesh në një atmosferë mjaft argëtuese, kreative dhe eksperimentale. Një lajm i shumëpritur do të vijë dhe kjo ka të bëjë me një pozicion të ri më fitimprurës.
Gaforrja: Ke disa mundësi në dispozicion, të botosh një libër, të shkosh në një udhëtim jashtë vendit ose të studiosh në lidhje me një projekt shkencor. Universi është një nxitës për ty që të marrësh më shumë njohuri. Keni një përgjegjësi të madhe në punë dhe në fakt punën e bën ashtu siç ke përgjegjësinë. Por tani është koha të mendosh pak për veten e të qetësohesh, në vend që të zbatosh urdhrat jashtë orarit të shefit. Miqtë do të bashkohen me ty për një plan emocionues. Megjithatë, kujdes..largo nga vetja njerëzit që janë të zymtë dhe përcjellim mesazhe të tilla, të zymta.
Luani: Një takim pasionant do të bëjë të ndihesh si në përralla. Do ndihesh aq mirë me një person që do arrijë të të largojë nga stresi i problemeve të përditshme. Në fakt, kur je pranë këtij personi, gjithmonë ndihesh mirë, madje ndjen se më të mund të bësh shumë gjëra. Merr guximin dhe organizo një gjë të bukur për veten dhe për të. Me ndihmën e tij/saj do shfaqësh fantazitë që ke kohë që i mban mbyllur, brenda vetes.
Virgjëresha: Dikush do të ndihmojë të vesh në zbatim ambiciet. Ky person do të prezantojë me njerëz që kanë shumë ndikim dhe janë të mirë informuar në çështjen që të intereson. Mos u habit nëse të ofrohet një punë mjaft interesante në një kompani të njohur. Edhe pse kjo punë nuk ka një rrogë të lartë, si fillim është një mundësi e artë që vlen të merret parasysh.
Peshorja: Një ofertë e mrekullueshme pune. Së shpejti do punosh me njerëz krijues, që të frymëzojë për ide të reja. Kështu edhe ambiciet e tua do rriten shumë. Mos ki frikë nga kolegët e rinj që në fakt janë të talentuar. Në vend që të mendosh për to, fokusohu dhe jep më të mirën. Ndiq këshillin e një të afërmi që ka eksperiencë të madhe në fushën e biznesit. Ky ndryshim nuk duhet të të mposhtë, përkundrazi. Por hyn në fazën e vërtetë e të bëri biznes. Kështu që shfrytëzoje dhe gëzo frytet pas saj…
Akrepi: Je person misterioz dhe karizmatik dhe është farë e lehtë për ty për të bërë dikë për vete, edhe pse problemi është vështirësia që ke për të gjetur personin ku mund të shfaqësh vlerat e tua. Por më në fund një partner romantik po pret përgjigjen tënde, Është koha që të pranosh dhe të heqësh dorë nga vetmia e shumë kohëve. Mos u merr me asnjë projekt sepse nuk është dita e duhur. Sot është dita për dashurinë e re.
Shigjetari: Sot do jesh pak më i ndjeshëm se zakonisht. Mos u befaso nëse e gjen veten duke gërmuar nëpër foto të së shkuarës. Kërkon disa kujtime familje që të bëjnë të derdhësh lotë. Megjithatë, nuk duhet të lejosh veten të zhytesh në hidhërim apo duke menduar se e meriton të vuash. Kështu, mbaro punë me albumin sot dhe nësër filloje ditën me mendime të tjera më të vlefshme.
Bricjapi: Largo përgjegjësitë e tepërta dhe kushtoji kohë jetës personale. Ke shumë imagjinatë por fatkeqësisht asgjë nuk arrin ta kthesh në diçka konkrete për shkak të lodhjes. Mund të zgjedhësh të pikturosh me bojëra, të krijosh skulptura balte, apo bizhuteri të vogla. Mendimi brenda vetes se shpesh herë dështon nuk të ndihmon aspak të zhvillosh aftësitë krijuese. Kështu, hiq dorë dhe gjej frymëzimin.
Ujori: Shpenzosh shumë kohë duke ëndërruar për gjëra që nuk mund të realizohen kollaj. Ka ardhur koha të vlerësosh gjërat që ke, duke mos u vënë shqelmin pasi je në rrugën e duhur drejt sukesit. Një takim interesant do të të bëjë të ndihesh mjaft mirë. Për ata që nuk e kanë takuar partnerin e jetës, një takim rastësor do tu zgjojë ndjenjat dhe pasionin.
Peshqit: Beso intuitën tënde sepse është e sigurt se nuk të mashtron. Po ballafaqohesh me një person që para jush hiqet si i mirë por në fakt nuk është I tillë. Intuita ta thënë më kohë, por tani është momenti t?ja thuash disa gjëra. Do të vijë shumë shpejt një ofertë e pazakontë, pranoje dhe kështu do mund të shprehësh kreativitetin. Kujdes, je i rrethuar nga njerëz jo shumë të besueshëm?